Femra kur dashuron, dashuron vërtet

  • A.P /
  • 05 February 2022 - 16:55
Femra kur dashuron, dashuron vërtet

"Ta lëmë martesën, pasi të kthehem nga lufta e Kosovës, zemër?”, - i thashë. Ajo disi nuk ishte komplet dakord, por e pashë që ishte në gjendje të më priste mua. Mendja më shkonte tek ai djaloshi, te Mario, por nuk e besoj se Maria ndien gjë për të. Femra kur dashuron, dashuron vërtet, ndërsa ne meshkujt jemi sikur qentë, kryejmë punë aty për aty dhe e luajmë rolin e Don Zhuanit. Luftojmë për numra grash, e jo për ndjenjat e tyre.

Femra është pushtuese e ndjenjave dhe luftëtare e zonja, sepse të përvetëson, të shkrin sikur qiriun. Në fakt, femra është zjarri e ti qiriu, të dy lozin bashkë drejt përjetësisë së dashurisë..."

Fragment nga romani "Ti" i Ilir Muharremit.


(Kosova Sot Online)