Kur 'Dashuria bëhet e shëmtuar' sipas Colleen Hoover

  • A.P /
  • 03 July 2022 - 14:31
Kur 'Dashuria bëhet e shëmtuar' sipas Colleen Hoover

Colleen Hoover (Margaret Colleen Fennell, 1979) është autore e njohur amerikane e romaneve fiksionale dhe romantike.

Hoover pasionin e saj për letërsinë e konkretizoi me romanin e saj të parë, "Slammed" në janar të vitit 2012 derisa me romanin "Hopeless" (2013) u ngjit në krye të listës më të shitur të New York Times.

Disa nga veprat e saj janë: "Finding Cinderella" (2014), "This Girl" (2013), "Confess" (2015), "It Ends with Us" (2016), e të tjera.

.

Shumë prej veprave të saj janë botuar vetë përpara se të merren nga një shtëpi botuese.

Romani “Dashuri e shëmtuar” (Ugly Love) i botuar në vitin 2014 dhe e sjellur për lexuesit shqiptar në vitin 2022 është ndër librat më të shitur të autores e cila trajton historinë e dy personazheve kryesore Collins dhe Archer...

Image

Kur një ditë Tate Collins takon pilotin e linjës ajrore Miles Archer ajo e di se nuk është dashuri me shikim të parë. Për më tepër atta as nuk do të shkonin aq larg sa ta konsideronin veten miq. Derisa e vetmja gjë që Tate dhe Miles kanë të përbashkët është një tërheqje e pamohueshme e ndërsjellë.

Kjo për arsyen e vetme se dëshirat e tyre janë të hapura, ata kuptojnë se kanë strukturën perfekte. Ai nuk do dashuri derisa ajo nuk ka kohë për dashuri kështu që vetëm e lë seksin.

Marrëveshja e tyre mund të jetë çuditërisht e qetë për sa kohë që Tate mund t'u përmbahet dy rregullave të vetme që Miles ka për të:

Asnjëherë mos pyet për të kaluarën dhe mos prisni një të ardhme.

Që të dy mendojnë se mund ta përballojnë atë por e kuptojnë pothuajse menjëherë se nuk mund ta përballojnë fare.

Me këtë rast gjatë mbarështrimit të ngajrjes zemrat infiltrohen, premtimet prishen, rregullat thyhen dhe ja pse dashuria bëhet e shëmtuar.

Disa nga karakteret e romanit janë: Tate Collins, Miles Archer, Corbin Collins, Ian Kessler, Dillon, Rachel...

Lirshëm mund të themi se Miles është personazhi mashkullor më zemërthyer i Colleen deri më sot dhe historia e tij është thellësisht prekëse.

Kjo për faktin se ky roman është i ngarkuar me emocion dhe vetë Miles shpesh nuk është një njeri shumë i mirë. Pasi mënyra se si ai e trajton Tate është qëllimisht lënduese duke u justifikuar në bazë të dhimbjes së tij të fshehur. Megjithatë si lexues ne jemi të vetëdijshëm për një anë të Miles që Tate nuk është. Kështu që ne jemi në gjendje t'i falim këto shkelje nga ana e tij, ndërkohë që ruajmë simpatinë për kurthin ku Tate e ka kapur veten.

Armend Preteni, kritik letrar

Image

(Kosova Sot Online)