Lexoni edhe:
Luizi rrëfehet për skenën më të vështirë në film
Radiotelevizioni Shqiptar ka shpallur listën e këngëve pjesëmarrëse në ngjarjen muzikore të vitit: Festivali 62 i Këngës në RTSH, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Interpretuesit e muzikës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Gjermania, Suedia, Italia, SHBA-ja dhe diaspora e gjerë aplikuan me mbi 80 krijimet e tyre cilësore.
Luizi rrëfehet për skenën më të vështirë në filmLexoni edhe:
Teksti dhe harmonia muzikore janë elementet që do të vlerësohen tani nga një juri prestigjioze gjatë netëve të fundvitit, siç ka qenë standardi nga viti 1962, kur Festivali kurorëzoi Vaçe Zelën për herë të parë.
Lista e shumëpritur e Artistëve të përzgjedhur për Edicionin 62 të Festivalit të Këngës:
Besa Krasniqi – Esenciale
Eldis Arnjeti – Një kujtim
Elsa Lila – Mars
Erina dhe The Elementals – Jetën n'Skaj
Jasmina Hako – Ti
Jehona Ponari – Evol
Olimpia Smajlaj – Asaj
Sergio Hajdini – Uragan
Shpat Deda – S'mund të fitoj pa ty
Tri Gjoci – Në ëndërr
Martina Serreqi – Vetëm ty
Big Basta dhe Vesa Luma – Mbinatyrale
Festina Mejzini – Melos
Mal Retkoceri – Çmendur
Michela Paluca – Për veten
Santino De Bartolo – Dua të rri me ty
Stivi Ushe – Askush si ty
Kleansa Susaj – Pikturë
Kejsi Tola – Vallëzoj me Dritën
Kastro Zizo – 2073
Andi Tanko – Herë pas here
Anduel Kovaci – Nane'
Arsi Bako – Zgjohu
Besa Kokëdhima – Zemrën n'dorë
Bledi Kaso – Çdo gjë mbaroi
Melodajn Mancaku – Nuk jemi ne
Olsi Ballta – Unë
Troy Band – Horizonti i ëndrrave
Samanta Karavello – N'majë
Luan Durmishi – Përsëritja
Sardi Struga – Boshatisur
FESTIVALI 62 JU URON SUKSESE!
Drejtori artistik, Bojken Lako, tha se këtë vit procesi i përzgjedhjes ka ardhur me risi.
“Këtë vit këngët janë dëgjuar me numra, jo me emra autorësh, kompozitorësh dhe krijuesish që votimi të ishte sa më i drejtë dhe sa më i pandikueshëm.”
Drejtori Lako thekson se rrymat muzikore pjesëmarrëse janë nga më të larmishmet, por pa i ikur tabanit shqiptar.
Festivali i Këngës është eventi më i rëndësishëm i muzikës shqiptare që organizohet nga Radiotelevizioni Shqiptar çdo vit që prej vitit 1962. Festivali përcakton përfaqësuesin shqiptar në ngjarjen më të rëndësishme të muzikës evropiane, në Eurovizion, që nga viti 2004.
(Kosova Sot Online)