Mal Retkoceri me 'Çmendur' fiton çmimin e parë në Fest 62'

  • A.P /
  • 23 December 2023 - 00:20
Mal Retkoceri me 'Çmendur' fiton çmimin e parë në Fest 62'

Këngëtari Mal Retkoceri me këngën "Çmendur" është shpallur fitues i çmimit të parë në Festivalin e 62 të këngës në RTSH , shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Kjo fitore erdhi falë interpretimit të shkëlqyer të Malit që me "Çmendur" solli një frymë të re në festival.

 

“Shumë faleminderit, shumë faleminderit jurisë. Këngën e kam bërë prej zemrës. E kam interpretuar prej perspektivës së një personi që e dua shumë, prej nënës sime. E kam shkruar për të gjithë ata persona që janë të shkelur prej personave të tjerë dhe që i përdorin për sende personale të tyre. E mira dhe e vërteta, del”, ka deklaruar Retkoceri.

Çmimi i dytë i Festivalit u fitua nga Tiri Gjoci me këngën “Në ëndërr”, ndërsa këngëtari Shpat Deda fitoi çmimin e tretë me këngën “S’mund të fitoj pa ty”.

(Kosova Sot Online)