Vdekja e Adem Gashit, Ilir Shaqiri e quan “gjeneral poeti”, zbulon edhe një detaj interesant

  • S.A /
  • 16 January 2024 - 12:31
Vdekja e Adem Gashit, Ilir Shaqiri e quan “gjeneral poeti”, zbulon edhe një detaj interesant

Këngëtari Ilir Shaqiri ka reaguar pas vdekjes së shkrimtarit Adem Gashi në moshën 70-vjeçare, transmeton "Kosova Sot Online ".

Shaqiri ka thënë se kënga e tij “Sërish vjen marsi” dhe qindra këngë për dëshmorët e atdheut mbajnë vulën e Gashit.

Ai ka përmendur edhe se si Gashi ka qenë drejtor i Programit Satelitor në RTSh gjatë kohës së luftës.

“I trishtueshëm ky mëngjes janari. U nda nga jeta gjeneral poeti  Adem Gashi, autori i shumë librave me poezi e prozë, drejtori i Programit Satelitor në RTSh gjatë kohës së luftës çlirimtare në Kosovë, fuqidhënësi më madhor i këngës atdhetare në kohën e sotme. “Serish vjen marsi” dhe qindra këngë për dëshmorët e atdheut mbajnë vulën e tij të përjetëshme. Lamtumirë, mik i shtrenjtë!”, ka shkruar Shaqiri.

(Kosova Sot Online )