Publikohet emisioni i Adelinës që u ndalua nga RTK, ja çfarë tha hoxhë Drilon Gashi

  • A.P /
  • 04 March 2024 - 14:05
Publikohet emisioni i Adelinës që u ndalua nga RTK, ja çfarë tha hoxhë Drilon Gashi

Emisioni i artistes Adelina Ismaili, "Show i së Premtës", i cili së fundi u ndalua në mënyrë arbitrare si në kohën e komunizmit vetëm pse të ftuar e kishte hoxhën Drilon Gashi me botëkuptim ndryshe, është transmetuar i plotë në llogarinë e saj sociale në Facebook,  shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Teologu hoxhë Drilon Gashi në emisionin  "Show i së Premtës", ndër të tjera ka theksuar se Arabia Saudite kohëve të fundit ka bërë disa përparime dhe reforma rrënjesore prandaj viteve të fundit në Arabi festohet edhe Viti i Ri, Krishtlindja, Hallowen edhe festa e të dashuruarve.

"Unë atje kam pasur rastin t'i mbaroj studimet dhe sot po ndihem mirë që atje kanë ndryshuar shumë gjëra për të mirë por e keqja është se disa që kanë dalur nga ato studime janë kthyer në Kosovë dhe e kanë sjellur një Arabi Saudite me mendësi të vjetër të pareformuar. Dmth. me një mendësi të mesjetës e kjo mua po bën dëm. Në Arabinë Saudite atje reformohen derisa ne në Kosovë shkojmë prapa gjë që nuk po më pëlqen. E jona është të ecim me kohën se Zoti ka dashur që bota të avancohet dhe ne duhet të ecim me modernizimin", ka theksuar Gashi.


(Kosova Sot Online)