Hetimi i lidhjes së politikës me krimin për dhënie licencash në Kosovë është mashtrim

Hetimi i lidhjes së politikës me krimin për dhënie licencash  në Kosovë është mashtrim
Hetimi i lidhjes së politikës me krimin për dhënie licencash  në Kosovë është mashtrim

Xhevat Meha

  • 17 August 2020 - 07:51

Shkruan: Xhevat Meha

“Licencimi i institucioneve private si dhe hetimi nuk mund të dal nga realiteti i tillë në të cilin jeton Kosova. Hetimin i këtij licencimi nuk e shoh se mund të sjell diçka që do të ndërronte realitetin e hajnisë masive në Kosovë. Çfarëdo hetimi vetëm do të vazhdonte të ngris besim tek qytetarët se diçka do të ndryshoj për të mirë dhe do të përfundoj në besim të kotë, siç kanë përfunduar të gjitha veprimet e ngjashme të deritanishme. Kanë ngritur iluzione tek qytetarët që në fakt kanë qenë të projektuara qysh përpara si mashtrim për qytetarët”.

-Në lidhje me nevojën ose domosdoshmërinë e hetimit të licencimit të institucioneve private për testim, kudo që ka rrjedhje të parave, ka edhe hajni në Kosovë. Ky realitet është ndërtuar para më tepër se 15 vite dhe tani jemi në fazë shumë të sofistikuar të modeleve të hajnisë. Hajnia masive në Kosovë është instaluar nga strukturat e fshehta serbe si mekanizëm për të shtypur qytetarët e Kosovës. Këtë e kanë ndërtuar nga veprimi krejt i pa penguar ku shumë vite më parë kanë futur nën kontroll krerët e institucioneve të Kosovës e me këtë edhe institucionet e Kosovës. Licencimi i institucioneve private si dhe hetimi nuk mund të dal nga realiteti i tillë në të cilin jeton Kosova. Hetimin i këtij licencimi nuk e shoh se mund të sjell diçka që do të ndërronte realitetin e hajnisë masive në Kosovë. Çfarëdo hetimi vetëm do të vazhdonte të ngris besim tek qytetarët se diçka do të ndryshoj për të mirë dhe do të përfundoj në besim të kotë, siç kanë përfunduar të gjitha veprimet e ngjashme të deritanishme. Kanë ngritur iluzione tek qytetarët që në fakt kanë qenë të projektuara qysh përpara si mashtrim për qytetarët”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".