Po vjen vjeshtë e nxehtë politike nga veprimi i Gjykatës Speciale, ja si do të mbrohet lufta e drejtë e UÇK-së

Po vjen vjeshtë e nxehtë politike nga veprimi i Gjykatës Speciale, ja si do të mbrohet lufta e drejtë e UÇK-së
Po vjen vjeshtë e nxehtë politike nga veprimi i Gjykatës Speciale, ja si do të mbrohet lufta e drejtë e UÇK-së

Nexhat Haziri

  • 22 August 2020 - 17:11

Shkruan: Nexhat Haziri

“Në Gjykatën Speciale nuk gjykohet UCK-ja si organizatë ushtarake, por individët të cilët kanë shfrytëzuar emrin e saj dhe pozitat në hierarkinë e saj për vepra kriminale të vrasjeve të civilëve, aktivistëve dhe zyrtarëve të LDK-së gjatë dhe pas periudhës së luftës, sidomos me skenar dhe ekzekutues nga organizata kriminale SHIK. Ajo që është e rëndësishme për vendin dhe perspektivën tonë si shoqëri është se më në fund, drejtësia po ndodhë”.

-Kosova përmes Gjykatës Speciale ka hyrë në një proces që unë e quaj të ballafaqimit me vetveten, që padyshim me publikimin e propozim aktakuzave kundër Thaçit dhe Veselit, dhe vazhdimit të dërgimit të ftesave të reja për figurat kyçe të zinxhirit komandues dhe të shërbimit të inteligjencës ushtarake të luftës dhe pasluftës, SHIK-ut, siç ishte ftesa e fundit për Latif Gashin dhe që do të pasojnë edhe ftesa të tjera, kjo lë për të kuptuar se po hymë në një vjeshtë vërtetë të nxehtë sa i përket procesit që ka të bëjë me drejtësinë por që do të ketë impakt politik, si rezultat i dekriminalizimit të skenës politike në Kosovë. Ftesa e fundit bërë Latif Gashit tregon edhe njëherë për seriozitetin që ka Gjykata Speciale, një proces i shëndetshëm për Kosovën, por që bartë edhe rreziqet e veta sidomos në mundësinë e eskalimit të situatës së sigurisë, por edhe asaj politike, nëse marrim për bazë kërcënimet që të dyshuarit e Gjykatës Speciale , po i bëjnë përmes organizatave të dala nga lufta siç është OVL e UCK-së me pengimin e këtij procesi, qoftë përmes protestave apo edhe nismave gjoja parlamentare siç ishin tentativat e për shfuqizimin e Gjykatës Speciale apo mos vazhdimi i mandatit të saj dhe me të ashtuquajturin ligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së UCK-së, i cili në fakt ishte ligj pas të cilit tentonin të fshiheshin njerëzit e inkriminuar që tashmë janë përballë drejtësisë së Gjykatës Speciale, një ligj anti-demokratik që kishte për qëllim kërcënimin e fjalës së lirë dhe të dëshmitarëve. Ndërsa deklarata si ajo e z. Latif Gashi se do të shkoj në Hagë gjoja për ta mbrojtur luftën e pastër të UCK-së, e kam thënë edhe më parë, po e them edhe tani, janë deklarata për manipulim të opinionit ne emër të një patriotizmi, pasi para Gjykatës Speciale dalin dhe mbrohen, nëse munden, vetëm si individ, dhe këtu opinion nuk duhet të bije pre e këtyre deklaratave mashtruese se gjoja këta e mbrojnë UCK-në.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".