Përgatitet skenari mashtrues i Qeverisë Hoti për sanksionimin e transparencës së financimit të partive politike

Përgatitet skenari mashtrues i Qeverisë Hoti për sanksionimin e  transparencës së financimit të partive politike

Hajrullah Tërnava

  • 25 August 2020 - 07:33

Shkruan: Hajrullah Ternava

“Nga mandati në mandat, të gjitha qeveritë e deritashme, në program e kanë pasur plotësim ndryshimin e legjislacionit aktual të funksionimit dhe financimit të partive politike por nuk e kanë quar deri në fund. Tani kjo mënyrë e inicimit të ligjit për financim të partive politike është bërë rutinë dhe si praktikë që vetëm pak para përfundimit të mandatit të qeverisjes së tyre po nxjerrin në agjendë dhe pastaj po ju mbetet në gjysmë të rrugës, rikthim mbrapa në pikën zero. Edhe Qeveria Hoti po duket se është duke vepruar tani njësoj, sikur qeveritë e kaluara. Ka përzgjedhë hyrjen në sesionin vjeshtor dhe afrimin fundit të vitit, mbase edhe fundin e shpejtë të mandatit qeverisës, që ti miraton ndryshimet në Projektligjin për Financimin e Subjekteve Politike”.

-Loja e të gjitha partive politike, sa i përket kinse deklarimit për vullnet rreth ndryshimit, plotësimit dhe avancimit të ligjit për financim dhe transparencë, është bërë kaherë një bere mashtrim i ndytë, sjellje tepër mashtruese. Në këtë rrafsh nuk mundë ta amnistojmë asnjë parti politike, si ato në pushtet ashtu edhe në opozitë, sepse asnjë nga këto parti që tani i kemi të përfaqësuara në parlament, e që kanë qenë edhe në mandatet e kaluara, kur është cëeshtja e transparencës dhe financimit të ligjshëm të funksionimit të partive politike nuk këmbëngulin dhe nuk e marrin seriozisht çështjen e reformës legjislative. Mirëpo që tani shihet dhe pritet se edhe ky ligj i bashkohet pakos prej më shumë se 100 Projektligjeve që janë në pritje, në procedurë për shqyrtim dhe miratim në Kuvend, për shkak të dështimit të plotë nga Kuvendi i Kosovës në sesionin pranveror, prandaj është pak e besueshme që Ligji i ndryshuar për financimin e partive politike, me rekomandimet e Komisionit të Venecis, do të vjen në shprehje për futje në procedurë kuvendare para fundit të këtij viti. Kjo situate e krijuar në parlamentin e Kosovës tani e konfirmon edhe gjendjen politike parlamentare jo funksionale, mes deputetëve të partive të ndryshme por edhe mes veti, të bllokut të njëjtë politik, sepse ende i kemi të freskëta pamjet dhe mënyra e krijimit të kësaj qeverie përmes këtij kuvendi, kur deputetet e partisë fituese në numër më të madh të zgjedhjeve të fundit, dhunshëm dhe me pazare të pista u përjashtuan nga koalicioni dhe u nxorën në opozitë. Sikur të ishte një qeveri serioze që reformat i ka pikësynim real dhe jo mashtrim, ky ligj nuk do të projektohej për të dështuar por do të miratohej në fillim të mandatit, në 6 mujorin e parë dhe tani do të ishte punë e kryer. Heshtja e të gjithëve, pozitës dhe opozitës flet mjaftueshëm, mungon sinqeriteti dhe vullneti politik për të qenë transparent dhe për të ju nënshtruar ligjit”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".