Turra vrapjet e parakohshme dhe të pamoralshme për postin e Presidentit deri në shkeljen e Kushtetutës

Turra vrapjet e parakohshme dhe të pamoralshme për postin e Presidentit deri në shkeljen e Kushtetutës
Turra vrapjet e parakohshme dhe të pamoralshme për postin e Presidentit deri në shkeljen e Kushtetutës

Riza Smaka

  • 26 August 2020 - 07:56

Shkruan: Dr. Riza Smaka

“Gjithsesi, turra vrapjet aktuale të disa personave qe pretendojnë për t’u zgjedhur President i shtetit, së pakut ,në këtë etapë,janë të pamoralshme, të paskrupullta, të pa përgjegjshme, nder të tjera, nga se, Presidenti ,aktualisht, e ushtron normalisht funksionin e shefit të shtetit, mandati i Presidentit është në vazhdë normale, afati për propozime të kandidatëve përkatësisht të kandidateve pretendentë për President të shtetit së pakut edhe pesë–gjashtë muaj nuk ka filluar, synojnë hipotekimin e postit të Presidentit, tentojnë qe, shefi i shtetit të parazgjidhet, të para garantohet dhe të para rezervohet edhe para afatit edhe jashtë procedurës kushtetuese dhe, deputeteve dhe deputetëve do të ju privohej e drejta për të votuar lirshëm për, kundër apo për të abstenuar nga votimi, veçanërisht ,atyre të subjektit apo subjekteve politike, anëtare të “marrëveshjes politike për pretendentin–en për President të vendit!”.

-Gjatë negociatave për formimin e koalicionit qeveritar ndërmjet LDK-së , PDK-së, AAK-së,AKR-së dhe Nisma-s, kryetari i LDK-së, z. Isë Mustafa , me disa bashkëpunëtorë të tij ca më të ngushtë, edhe pse tema e postit të Presidentit , sipas Kushtetutës nuk ishte as nuk mund të ishte në agjendë, në një anë as, afati për shtjellimin e asaj çështjeje nuk ishte afër, në anën tjetër, megjithatë, pa asnjë cipë, kërkonte ngulmas që, me “marrëveshje politike” të vetë siguronte atë post! Edhe po të kishin qenë të pranishme premisat për një kërkesë të tillë, e njëjta ,nuk do të përkonte me kriteret elementarë të demokracisë parlamentare ,nga se, apriori do të hipotekonte, rezervonte e parazgjidhte personin e caktuar për President të shtetit. Deputetëve dhe deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës do t’u mbetej të shndërroheshin në makinë votuese të para dirigjuar dhe në atë mënyrë ,nder të tjera, do të shkelej neni 70 i Kushtetutës. Tani më, prapë janë hapur ventilet e lakmisë patologjike për postin e Presidentit të shtetit edhe pse Presidenti Thaçi e ushtron funksionin normalisht dhe gjithnjë ka mandat për ta ushtruar atë funksion. “Inter Alia” janë manifestuar, së pakut dy pretendentë për President ,prapë për t’u para rezervuar, para hipotekuar dhe parazgjedhur shef i shtetit madje jashtë kornizave kushtetuese e parlamentare! Vendi ynë karakterizohet me transaksione politike të paskrupullta. Nëse, nga subjekte politike parlamentare të caktuara, do të arrihej “marrëveshje politike për zgjedhjen e personit të paracaktuar për President të shtetit”, pos defekteve morale evidente, do të shkelej dispozita e nenit 70 të Kushtetutës, nga se, deputetet e deputetët e Kuvendit të RK-së do mbetej të shndërroheshin në një aparat teknik votues sipas hireve të disa shefave partiakë! Ndryshe, zgjidhja kushtetuese aktuale, konvencionalisht, e privilegjon kandidatin apo kandidaten për President-e të propozuar nga subjekti politik më i madh eventualisht nga njëri nga subjektet politike të mëdha në Kuvend. Kjo zgjidhje kushtetuese dot nuk është e përshtatshme dhe do të duhej të modifikohej. Madje aktualisht është kohë e përshtatshme për të propozuar dhe miratuar amendament për zgjedhjen e Presidentit. Kjo punë po të kishte vullnet e gatishmëri politike do të mund të bëhej brenda dy muajsh!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".