Ky është rreziku më serioz që kërcënon shtetin e Kosovës përgjatë dialogut me Serbinë

Ky është rreziku më serioz që kërcënon shtetin e Kosovës përgjatë dialogut me Serbinë
Ky është rreziku më serioz që kërcënon shtetin e Kosovës përgjatë dialogut me Serbinë

Dr. Hysni Aliu

  • 29 August 2020 - 09:06

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

“Këta njerëz në krye me LDK në, por që janë duke lundruar në një anije me PDK-AAK-NISMA, e kanë humbur dinjitetin si rrjedhojë e parasë së krimit dhe korrupsionit, para e cila ua ka verbuar sytë dhe mendjen. Është e zakonshme që, kur njeriu pasurohet shumë, atëherë dinjiteti mbetet anash, pra këta janë pasuruar, andaj e kanë humbur dinjitetin e vetë. Njerëzit që janë të kriminalizuar, nuk kanë mundësi ta mbrojnë shtetin e vetë, sepse janë të shantazhuar tërë kohën, dhe energjinë e shfrytëzojnë në mbrojtjen e interesave vetjake”.

-Politika e Kosovës është futur në rrugë pa krye në dialogun me Serbinë. Kjo po e rrezikon seriozisht ekzistencën e shtetit të Kosovës. Derisa, Serbia është e përgatitur për këtë dialog në të gjitha nivelet, si politik, ashtu edhe në nivele të ekspertëve, duke integruar këtu edhe kishën serbe dhe akademinë, Kosova po përfaqësohet nga njerëz të emëruar nga nëntoka e vendit, dhe lista serbe, bashke me z. Grenell i cili përfaqëson një politikë që në afat më të gjatë sjell ndarjen e Kosovës por edhe një destabilitet në rajon dhe më gjerë. Kosova, në Shtëpinë e Bardhë, do të jetë në mëshirën e politikës Trump, politikë e cila në vlerësimin tim, është politikë e interesave të ngushta ekonomike dhe lokale, duke lënë anash aspektet globale dhe afatgjate. Një politikë e tillë që nuk ka principe dhe largpamësi në gjeo strategjinë aktuale, mund të na kushtoj neve si Kosovë shume shtrenjtë. Pra, sikurse në bisedimet e Brukselit po ashtu edhe në ato në Shtëpinë e Bardhë, Kosova është e rrezikua seriozisht. Këta njerëz në krye me LDK në, por që janë duke lundruar në një anije me PDK-AAK-NISMA, e kanë humbur dinjitetin si rrjedhojë e parasë së krimit dhe korrupsionit, para e cila ua ka verbuar sytë dhe mendjen. Është e zakonshme që, kur njeriu pasurohet shumë, atëherë dinjiteti mbetet anash, pra këta janë pasuruar, andaj e kanë humbur dinjitetin e vetë. Njerëzit që janë të kriminalizuar, nuk kanë mundësi ta mbrojnë shtetin e vetë, sepse janë të shantazhuar tërë kohën, dhe energjinë e shfrytëzojnë në mbrojtjen e interesave vetjake. Këto bisedime në Shtëpinë e Bardhë, mund ti qoj drejt dështimit vetëm Serbia, sepse ata llogaritin në dobësimin e mëtutjeshëm të Kosovës dhe SHBA-ve dhe forcimin e Serbisë e Kinës. Pra, megjithëse ajo që do ti ofrohet Serbisë, do të jetë e mirë për ta, prapëseprapë, ata nuk janë të kënaqur, sepse duan të marrin gjithçka, dhe ta shkatërrojnë vendin tonë nga brenda. Unë besoj që, pas këtij takimi në Shtëpinë e Bardhë ( nëse nuk e dështon Serbia), takim i cili bëhet për ti kënaqur egot e Z. Grenell, dhe politikës Trump, në Kosovë duhet të reagohet shumë me seriozitet më të madh në zhvillimet e brendshme, dhe të ndalet gara që po bëjnë kriminelët për ti marr pozitat kryesore të shtetit, duke filluar nga pozita e presidentit. Populli i Kosovës, duhet ti largoj këta njerëz nga pushteti nëpërmes protestave paqësore, sepse pa protesta këta kurrë s’do largohen. Praktika po tregon që këta njerëz janë më të rrezikshëm se Korona, sepse Korona nuk po e rrezikon shtetin por vetëm individin, ndërsa këta po e rrezikojnë edhe shtetin edhe individin, dhe po e mbrojnë krimin. Andaj, në mesin e dy të këqijave, duhet të zgjidhet një që është më pak e keqe”.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".