Refuzimi i opozitës për pjesëmarrje në dialog me Serbinë projekt i shërbimit sekret serb që dëmton seriozisht interesin e shtetit të Kosovës

Refuzimi i opozitës për pjesëmarrje në dialog me Serbinë projekt i shërbimit sekret serb që dëmton seriozisht interesin e shtetit të Kosovës
Refuzimi i opozitës për pjesëmarrje në dialog me Serbinë projekt i shërbimit sekret serb që dëmton seriozisht interesin e shtetit të Kosovës

Xhevat Meha

  • 30 August 2020 - 08:11

Shkruan: Xhevat Meha

“Tash këto lojërat e ulëta politike, janë më shumë se vetëm lojëra të ulëta politike, janë pjesë e programeve të Serbisë për Kosovën e pasluftës së fundit që në terren zbatohen nga rrjeti i strukturave të fshehta serbe. Këto lojëra të ulëta, sikur edhe shumë të tjera të ngjashme, kryhen nga rrjeti i strukturave të fshehta serbe për të krijuar mjegullnajë, ujku do mjegull është një thënie. Kësi lloj lojërash kryhen për të tërhequr vëmendjen dhe shqetësimet e qytetarëve kah këto lojëra e jo kah problemet reale me të cilat ballafaqohen qytetarët e Kosovës. E krejt këto kuptohet për të dëmtuar Kosovën”.

Në bazë të Kushtetutës së Kosovës, përgjegjësia për bisedimet me Serbinë i takon Kryeministrit. Dhe në bazë të kësaj Kryeministri është në rregull që të udhëheqë me bisedimet, dhe kuptohet edhe me arritjen e marrëveshjes nëse gjykon se është në interes të Kosovës. Çfarëdo marrëveshje e arritur nga Kryeministri duhet të ratifikohet në Kuvend të Kosovës me 2/3 e deputetëve. Sa për pjesëmarrjen e opozitës në delegacion, kjo është një loje e ultë politike që dëmton interesat e Kosovës. Nuk i takon opozitës që të jetë bashkëpjesëmarrëse. Nëse Kryeministri si udhëheqës i bisedimeve e sheh të nevojshme, atëherë ky duhet t'i ftoj. Edhe disa zëra nga AAK rreth delegacionit janë të këtij niveli. Kryeministri si udhëheqës i bisedimeve nëse e sheh të nevojshme i fton përfaqësuesit e AAK-së, nëse jo nuk i fton, dhe kjo është në rregull.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".