Këto janë aventurat e rrezikshme të Qeverisë Hoti që duhet të ndalen urgjentisht

Këto janë aventurat e rrezikshme të Qeverisë Hoti që duhet të ndalen urgjentisht
Këto janë aventurat e rrezikshme të Qeverisë Hoti që duhet të ndalen urgjentisht

Muhamet Kelmendi

  • 01 September 2020 - 07:55

Shkruan: Muhamet Kelmendi

“I takon koalicionit ta ndaloj këtë maskarallëk të Isa Mustafës dhe të Avdullah Hotit. Nëse nuk mundet është mirë të prishet koalicioni. Kosova nuk mundë të vazhdoj me këtë marifetllëk të pa presedan në raport me shtetin kriminal serb. Është e rrugës dhe tepër e ngutshme ndalimi i kësaj pune të Qeverisë. Ose ndalim ose prishje të koalicionit. Një marrëveshje tjetër si të Isa Mustafës e të Hashim Thaçit të vitit 2015 nuk mundë ta përballon Kosova. Është koha për veprim. Për veprim të AAK-së, të NISMA dhe të opozitës, të VV-së dhe të PDK-së. Çudi pse nuk veprohet nga opozita. Për kur priten veprimet. Kur të nënshkruhen dhe shkatërrohet shteti! Kjo është e pa pranueshme. Tash duhet vepruar. Kërkohet të ndalen aventurat e Qeverisë Hoti. Koha nuk pretë”.

-Kjo është një çështje tejet e rëndë dhe e cila kërkon përgjegjësi të Qeverisë Hoti. Ky, pa asnjë analize konkrete, cakton Skënder Hysenin përfaqësues kryesor në bisedime, me të gjitha kompetencat e negocimit, dhe kështu krijohet situata shumë e rëndë dhe e rrezikshme. Se politikanët tonë po bëjnë gabime, po i quaj kështu, del nga viti 2015 kur Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi pranuan marrëveshjen me Vuçiqin për Asociacion. Ne e pamë se çfarë konflikti krijoj ajo marrëveshje dhe ku e dërgoj vendin tonë. Në Gjykatën Kushtetuese doli e njëjta në kundërshtim me shtetin në 25 pikat e saja. Kjo nuk guxon të përsëritet. Dhe, natyrisht se me harmonikashin Hyseni do të mundë të përsëritet. Ky jo vetëm se nuk dinë, por nuk ka edhe guxim për të vepruar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".