Matrapazët e shtetit të Kosovës kërkojnë fuqizimin e grupit për pazarin e fundit me Serbinë

Matrapazët e shtetit të Kosovës kërkojnë fuqizimin e grupit për pazarin e fundit me Serbinë
Matrapazët e shtetit të Kosovës kërkojnë fuqizimin e grupit për pazarin e fundit me Serbinë

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 01 September 2020 - 13:12

Shkruan: Reshat Badallaj-Zhurjani

“Kësaj bande u ka hyrë frika në palcë sepse ja kanë parë sherrin e Hashim zezës, pa asnjë pikë të bardhë, dhe Isa Mustafës atij derrit plak, ndaj këta mundohen të marrin me veti edhe Vetëvendosjen dhe t´ia lënë kopilin në derë. Populli assesi nuk duhet mashtruar për të ju besuar këtyre bandave dhe kryebanditëve dhe banditëve të bandave politike kur thonë se është në interes të vendit, po ku njohin interes të vendit këta matrapaz, këta banditë e shkuar banditëve; këta hajna e shkuar hajnave, këta matrapaz që nuk njohin asgjë tjetër por vetëm se si të kapet pushteti, se si trashen xhepat”.

-Kësaj bande që po quhet koalicion, pikërisht ky bërllok, mbeturinë Haxhi Shala i dha shpirt. Ky matrapaz që e manipuloi Hashim zeza i Brojës dhe Ramush Gjoko, që për përfitime personale dhe karrieriste jo vetëm që shiti Çakorrin, ky matrapaz, por e shet deri te pragu i shtëpisë, që i zunë derën këtij mbeturine, që quhet Haxhi Shala dhe që ia shtoi ymrin kësaj bande të tanishme e të faqes së zezë. Këta matrapaz u prishën mes veti vetëm për punë te pazarit dhe bajraktarizmit, dhe tani marrin guximin të hanë atë që nuk hahet edhe publikisht. Kjo bandë manipuluesish e shpirt shitur assesi nuk guxojnë të bisedojnë në emër të popullit të Kosovës, por, kemi një fat të madh që kemi Amerikën në anën tonë dhe nuk lë për të dyshuar, përndryshe me këta hajna që edhe natën bredhin nëpër kanale të errëta të nëntokës kriminale do të na kishte marr moti lumi i tërbuar. Kësaj bande u ka hyrë frika në palcë sepse ja kanë parë sherrin e Hashim zezës, pa asnjë pikë të bardhë, dhe Isa Mustafës atij derrit plak, ndaj këta mundohen të marrin me veti edhe Vetëvendosjen dhe t´ia lënë kopilin në derë.

Populli assesi nuk duhet mashtruar për të ju besuar këtyre bandave dhe kryebanditëve dhe banditëve të bandave politike kur thonë se është në interes të vendit, po ku njohin interes të vendit këta matrapaz, këta banditë e shkuar banditëve; këta hajna e shkuar hajnave, këta matrapaz që nuk njohin asgjë tjetër por vetëm se si të kapet pushteti, se si trashen xhepat. Kjo është parë dhe dëshmuar deri me tani, prandaj mashtrimeve dhe pallavrave të tyre u ka dalë boja dhe nuk i beson kush! Do të ishte shumë mirë dhe e udhës që Kosova të fliste me një zë, mirëpo, mjerisht këtu ka shumë mashtrime dhe dredhia,sepse fillimi është nisur me sherr dhe hile, dhe tani ka ardhur koha që të zbardhen, dhe prandaj, kur e shohin se po japin shpirt kërkojnë ndihmën e tjetërkujt. Personalisht, unë, nuk besoj assesi se me këto banda mund të arrijmë sukses, sepse Kosova u kap që në fillim nga dilinxhit dhe matrapazët. E nga anët e mia thuhet:vetëm luga e di se çka vorba, prandaj akoma nuk dihet se sa dredhi dhe tradhti ka brenda kësaj loje të pistë se kurrë nuk ju tregua popullit e vërteta. Ndaj, unë aspak nuk e marr seriozisht këtë lojë kalamajsh të argatit të Haxhi Brojes dhe Ramushit të Gjokos, se çka fol ai Haxhi Shala, ky faqezi që u shit në konakun e tij për interesa personale dhe jo se si leh ky për interesa të vendit. Sepse, ky për interesa personale iku nga ai mangupi i Malishevës, Fatmir Limaj, hajni me renome ndërkombëtare”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".