Ja çfarë fshihet prapa skenarit për zgjerimin e koalicionit qeverisës LDK-AAK-NISMA edhe me PDK-në e Kadri Veselit

Ja çfarë fshihet prapa skenarit për zgjerimin e koalicionit qeverisës LDK-AAK-NISMA edhe me PDK-në e Kadri Veselit

Gani Qarri

  • 04 September 2020 - 07:39

Shkruan: Gani Qarri

“Sipas mendimit tim, PDK, AAK dhe NISMA që të tri këto parti janë një fabrikat, apo i njëjti prodhim, me ide, qëllime dhe veprime të njëjta, të cilat veçanërisht pas shpalljes së aktakuzave të para, i bashkon halli i madh i predispozimit ndaj Prokurorisë Speciale, ndaj dhe kanë nevojë më shumë se kurdoherë më parë që të bashkohen në koalicionin qeverisës, në mënyrë që të mos ndiqen penalisht edhe nga drejtësia vendore, për hajnit që kanë bërë, korrupsion, krim të organizuar dhe bëmat më makabre që nga paslufta e këndej në shtetin tonë të brishtë”.

-Në situatën në të cilën aktualisht ndodhet Kosova, sidomos për shkak të proceseve që tanimë vendi ka përpara, siç është dialogu me Serbinë, zgjerimi i koalicionit LDK-AAK-NISMA edhe me PDK-n, pothuajse është i patejkalueshëm dhe mbetet alternativa e vetme e mundshme e vazhdimit të jetëgjatësisë së koalicionit dhe vijimit të një dialogu më efektiv, me qëllim të përmbylljes së tij me një marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, gjatë këtij mandati qeverisës. Duke pasur të gjitha këto parasysh, ka mese një muaj, që kur Selim Selimi, Ministër i Drejtësisë nga AAK, në Qeverinë Hoti, i bënte thirrje publike PDK-së që t’i bashkohej qeverisë së pakicës, për krijimin e një koalicioni gjithëpërfshirës i cili do të garantonte 2/3 në Kuvend”, siç veproi së fundi edhe deputeti i AAK-së, dhe ish NISMA-s së Fatmir Limajt, Haxhi Shala i cili deklaroi se në këto momente, në vend që të përplasemi për bisedimet me Serbinë, është në interes të Kosovës, që të formohet një koalicion më i gjerë, duke ftuar edhe PDK-n, e VV-n, që të paktën të jenë të përfaqësuara në tavolinën e bisedimeve, për ta përfunduar sa më parë, dialogun e stërzgjatur me këtë shtet ish okupator të vendit tonë”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".