Këto janë temat e rrezikshme të cilat mundë ta sfidojnë Kosovën në takimin e Uashingtonit më 4 shtator

Këto janë temat e rrezikshme të cilat mundë ta sfidojnë Kosovën në  takimin e Uashingtonit më 4 shtator
Këto janë temat e rrezikshme të cilat mundë ta sfidojnë Kosovën në  takimin e Uashingtonit më 4 shtator

Muhamet Kelmendi

  • 04 September 2020 - 07:46

Shkruan: Muhamet Kelmendi

“Beogradi do bëjë çmos për të arritur marrëveshje me shkëmbim të territoreve ose me Asociacion. Kjo për faktin se tash me këtë administratë është në pozitë të mirë. E nëse vjen z. Baiden në pushtet kuptohet se nuk është më Beogradi në pozitë të favorshme. Z. Baiden është për shtet sovran dhe të pa varur, duke ruajtur integritetin e shtetit të Kosovës. Prandaj, në Vashington priten dialogime të rënda dhe marrëveshje të ndryshme. Ato do të jenë në fusha të ndryshme, deri te ex-territorialiteti brenda Kosovës dhe Asociacioni. Kryesisht qëllimi do të jetë te ndërrimi i territoreve për të dal gjëja një zgjidhje përfundimtare. E këtu Kosova do të humbë edhe më teje territor dhe do të zvogëlohet shumë në Veri dhe në Lindje, duke krijuar shtet të ri a ndarje të vendit tonë”.

-Mendohet se temat janë të karakterit ekonomik, respektivisht nga fusha qarkullimit të njerëzve, të komunikacionit, të tregtisë së lire etj. Mirëpo, nga zhvillimet e bëra, sikundër dhe nga interesat e Qeverisë Trump, priten tema tjera nga fushat politike, juridike, ekzekutive etj. Nuk ka mundësi Vashingtoni të tërheqë një vijë politike kufizuese midis temave ekonomike dhe shoqërore e sociale nga temat politike, juridike dhe ekzekutive. Ne tavolinë janë disa tema dhe mundësi të dialogut që duhet të diskutohen. Se pari, është tema ekonomike dhe sociale, dhe e telekomunikacionit. Së dyti, ruajtja e gjendjes aktuale me organizimin e Asociacionit serb me pushtet ekzekutivo-juridik. Së treti, është shkëmbimi i territoreve, duke ndryshuar kufijtë, e cila është shumë afër dhe së katërti, dilogimi i temave jo politike, sikundër është gjetja e të vdekurve, si dhe temat tjera. Nuk mundë të mendohet se administrata e Trampit e fton një takim me 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë dhe nuk nënshkruhet ndonjë marrëveshje. Këtë nuk mundet kurrë ta pranon z.Trump, sidomos tash kur janë në SHBA zgjedhjet dhe e ardhmja e Administratës Tramp që është në pyetje. 4 Shtatori do të shfrytëzohet për arritje të marrëveshjeve që Administrata Trump të ketë mundësi për të dalë para votueseve me sukses të tillë në Ballkan. Çdo mos sukses i takimit është humbje për z.Tramp dhe atë nuk e lejon fare kjo administratë. Çfarë pritet? 1. Arritja e marrëveshjes ekonomike dhe sociale domosdo. 2. Dialogim mbi Asociacionin dhe 3. Shkëmbim të territoreve. Cila do të korri sukses varet nga delegacioni i ynë dhe i shtetit kriminal serb.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".