Planet anti-shqiptare gatuhen në Beograd, zbatohen nga bandat që e kanë kapur shtetin e Kosovës

Planet anti-shqiptare gatuhen në Beograd, zbatohen nga bandat që e kanë kapur shtetin e Kosovës
Planet anti-shqiptare gatuhen në Beograd, zbatohen nga bandat që e kanë kapur shtetin e Kosovës

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 05 September 2020 - 17:00

Shkruan: Reshat Badallaj- Zhurjani

“Deri sa janë të ulur ky soj mangupësh në këtë kuvend (mezlisht) nuk do të ketë mundësi të eliminohen këto probleme me pronat e Kishës serbë sepse këta kanë hallin tjetër, kapjen e pushtetit, dhe nuk janë as pak të fuqishëm karshi Serbisë fashiste. Të gjitha planet gatuhen në Beograd dhe ky soj mangupësh vetëm lehin dhe bërtasin së që nuk i dëgjon askush. Bërtasin sa nja dy -tri ditë ndalin punën dhe serish vazhdojnë sipas direktiva të Beogradit dhe pastaj serish këta dalin e krekosen taman si bibani në pleh”.

-Bandat politike në Kosovë në këtë drejtim, atë të shtrirjes së autoritetit ligjor e kushtetues në gjithë hapësirën brenda kufijve të shtetit, edhe atje ku banon komuniteti serb si shumicë minoritare, me objektet e kultit ortodoks dhe kishat, nuk kanë bërë asgjë që të vendosin pushtetin shtetëror, vetëm se bëjnë zhurmë e nuk veprojnë. Në kohen kur ju vyen diçka për interesat e këtyre bandave, pasurin publike këto banda e kanë të siguruar dhe të uzurpuar personalisht, dhe aty ku është problemi për çështja nacionale të shtetit, nuk i qasen me vendosmëri dhe vetëm flasin për ca dite derisa të humbet, harrohet ky muhabet. Sa e sa herë kanë bërë zhurmë me këtë pronën e Kishës Ortodokse serbë, manastiri në Deçan, dhe çka është bërë tjetër përpos zhurmës mediatike. Rasti më i mirë është për tu parë tani fytyrat e këtyre bandave se si rrahin gjoks dhe për c´arsye e marrin si problem.

Përse deri më tani këto banda politike nuk bënë ndryshim që nga pas lufta e deri më sot, por lehin taman kur i vjen koha për të marr votat dhe asgjë më shumë. Këto banda politike me këtë qasje, me këtë synim, qëllimin e kanë vetëm për kapjen e shtetit dhe për hajnin. Më besoni se kurrë nuk do të vetëdijesohen, sepse në gjak e kanë hajnin dhe pushtetin dhe kjo nuk është nga dje dhe sot, kjo është parë që nga pas lufta e deri më tani, sepse kur një shtet është i pranuar ndërkombëtarisht, këta sillen si të ishte prona e tyre që ja ka lënë babai dhe nuk e konsiderojnë se është prona e shtetit dhe qytetarëve të saj, prandaj është zor i madh që të vetëdijesohet kjo bandë politike dhe të mos e mashtroj vetin. Askush nuk mundet dhe nuk duhet ta besoj në këta matrapaz dhe dilenxhi sepse nuk i marrin seriozisht këto gjëra që e dëmtojnë shtetin. Ju vetëm shikoni tani në kohën më të vështirë që po e përjeton vendi këta shkojnë e merren se kush do të jetë president i vendit. Këta janë pazarexhi dhe poterexhi për interesa të tyre personale ndaj u ka humbur besimi dhe nuk i beson me kush. Askush nuk i ndali këta matrapaz deri me tani që ta ndryshojnë Kushtetutën dhe ta rregullojnë siç është më së miri, me standarde të shteteve të zhvilluara demokratike, edhe çështjen e funksionimit të besimeve fetare dhe pasurisë së bashkësive fetare brenda sovranitetit të shtetit. Personalisht mendoj se ky problemi që po shpiket tani me pronat e Kishës Ortodokse Serbë është i akorduar e i koordinuar nga këto banda në pushtet, në pëlqim me gjakësoret serb, por prapa kurrizit të popullit dhe lehjet e tyre janë te orkestruar bashkë me Serbin fashiste,por, këtë e bëjnë sa për t´i hedhur popullit pluhur syve”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".