Ujmani dhe Minishengeni në marrëveshjen e Washingtonit rrezikojnë shtetësinë e Kosovës

Ujmani  dhe  Minishengeni në marrëveshjen e Washingtonit rrezikojnë shtetësinë e Kosovës
Ujmani  dhe  Minishengeni në marrëveshjen e Washingtonit rrezikojnë shtetësinë e Kosovës

Muhamet Kelmendi

  • 06 September 2020 - 08:13

Shkruan:Muhamet Kelmendi

“Nuk futet Ujmani në marrëveshje. Ujmani është i Kosovës dhe kudo kur ka tejkalime, përmbytje të liqeve bëhen pagesat me kohë. Këtë e ka kryer Kosova. Hipokrizia është e madhe. Qeveria vazhdon me mendime pozitive mbi marrëveshjen. Ndërsa, Ujmani vihet në interesa të përbashkëta Kosovë-Serbi. Pranohet edhe Minishengeni. Mjafton kjo që të bije kjo Qeveri. Mjafton kjo që të mos votohet Marrëveshja në Kuvend. Mjafton”.

Marrëveshja u nënshkrua. Mbetet ratifikimi ne Parlament. Dy pika janë tipike antishtetit të Kosovës. 1. Pika 5 e marrëveshjes. Aty pranohet nga Kosova Minishengeni midis Maqedonisë, Serbisë, Shqipërisë dhe Kosovës dhe 2. Pika 7 e marrëveshjes. Në këtë pikë e pranon Avdullah Hoti futjen e Ujmanit nën interesin dhe kompetencat e përbashkëta Kosovë-Serbi, duke përcaktuar kompetencat e përbashkëta mbi Ujman. Këto dy pika janë tipike politike dhe tërësisht kundër pavarësisë së shtetit të Kosovës. Madje, me Ujman futet Serbia brenda shtetit të Kosovës. Në këtë marrëveshje, pikat tjera janë thjeshtë të interesit serb. Në asnjë pikë nuk del ndonjë interes i veçantë për Kosovën. Kosova nuk përfiton asgjë. I vetmi përfitim është aktiviteti i përbashkët në gjetjen e të zhdukurve. Pikat tjera, si hekurudhat, rrugët, energjia elektrike etj, shkojnë në interes të shtetit serb. Unë nuk shoh gjë tjetër në këtë Marrëveshje. Pse Ujmani! Ujmani është ndërtuar në vitet e 70-ta të shekullit XX. Në këtë kohë u pa në Kosovë mungesa e madhe ujit. Kjo, jo vetëm e ujit për pije, por edhe për Termocentralet e Kosovës, sikundër edhe për tokën e Rrafshit të Kosovës ( Dardanisë) që nuk kishte ujë. Në këtë kontekst, u vendos në atë botë në Kuvendin e Kosovës, për të ndërtuar Liqenin artificial të Ujmanit. Këtej u ngarkua Qeveria e Kosovës që të bisedoj dhe të arrij marrëveshje me Qeverinë serbe mbi tokat që do të nacionalizoheshin andej kufirit të Kosovës, në Serbi. Pas këtyre bisedimeve u bë nacionalizimi i tokave private dhe atyre shtetërore dhe u ndërtua Liqeni i Ujmanit. Kosova ka paguar çdo centimetër toke të përmbytur me para të qytetarëve të saj. Nuk ka mbetur askush pa u kompensuar dhe atë në çmime më të larta se në tregun e atëhershëm jugosllav. Pas kësaj filloje procesi i njohur i lidhjes së lumit Ibër me Lepencin që quhej Sistemi Ibër-Lepenc. Dhe, për këtë kanë paguar të gjithë qytetarët. Me ujin e tillë të liqenit u furnizua Kosova A dhe B, Mitrovica, Prishtina me qytetet për rreth, si dhe filloj edhe ujitja e tokës në Rrafshin e Kosovës. Pse, pra, tash kjo marrëveshje? SHBA-të e dinë se liqejt artificial ndërtohen në vendet me interesa strategjike dhe për atë ka vendime nga Kuvendi i Kosovës dhe marrëveshje midis dy ish-njësive të ish Federatës. SHBA-të e dinë se Kosova e ka paguar tokën e nacionalizuar të Serbisë me kohë! SHBA-të e dinë se ky liqe i takon Kosovës dhe vetëm Kosovës! Pse pika 7 e Marrëveshjes? Thjeshtë interesat e mëdha ekonomike nga energjia. Asgjë tjetër. Këtu përgjegjësia bie mbi Qeverinë Hoti dhe personalisht mbi këtë njeri aspak produktiv për shtetin tonë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".