Politikanët injorant po e rrezikojnë shtetin në dialog me Serbinë

Politikanët injorant po e rrezikojnë shtetin në dialog me Serbinë

Gani Qarri

  • 09 September 2020 - 07:38

Shkruan: Gani Qarri

“Injoranca fshatareske e delegacionit kosovar, arriti kulmin, kur nën presionin e Serbisë, pa asnjë kundërshtim e mori për obligim që Kosova ti bashkohet Minishengenit serb,dikur i kundërshtuar fort dhe shumë fuqishëm nga vet LDK dhe Isa Mustafa, së bashku me gjithë spektrin politik të Kosovës, pranuan diktatin e moratoriumit të imponuar nga Vuçiqi dhe bënë Serbinë hisedare në resurset kryesore energjetike e natyrore të Kosovës, si Liqeni i Ujmanit, duke i hapur kështu rrugën shtetit okupator serb, që në hapin e radhës të bëhet hisedarë edhe në pasuritë e Trepçës, siç ka nisë të deklarojë publikisht, që tani Aleksandër Vuçiqi”.

-Ta bësh Serbinë hisedare në ujë dhe energji të Ujmanit, të hysh në "Minishengenin" e saj, i konsideruar jo si shtet i pavarur por i shënuar edhe në kushtetutën serbe si krahinë e Serbisë, t`ia hapësh tërësisht falas dhe pa asnjë kompensim, tregun qindra milionësh një shteti ish okupator si Serbia me qëndrime gjithnjë e më armiqësore kundër shqiptarëve dhe shtetit të Kosovës,të shkosh në bisedime si dhia për ti marrë brirët, dhe ti lësh atje edhe veshët, duke e gostitur Serbinë nga fitorja në fitore, dhe pranuar edhe diktatet e saj me moratoriume, këtë dinë ta bëjnë vetëm njerëzit e lindur për dështime siç janë dëshmuar gjithmonë shqiptarët dhe askush tjetër në rajon dhe botë.

Ishte pikërisht përfaqësimi selektiv politik dhe tërësisht amator e aspak profesional i delegacionit të Kosovës në Vashington, pa ekspertët kompetent të fushave të caktuara, pasoja kryesore që pala adoloshente kosovare u nxitua si minorët në moshë pubertare dhe nënshkroi pa menduar dy herë një marrëveshje të dëmshme si kjo,e cila tanimë po ngjallë reagime të panumërta dhe pakënaqësi të shumta politike, por edhe dilema të mëdha tek të gjithë qytetarët e Kosovës.

Të vetmit që e përshëndetën këtë marrëveshje dubioze dhe shumë të dëmshme për gjithë vendin, ishin Edvin Kristaq Rama dhe Hashim Thaçi, apo ata që ndër vite luftuan me të gjitha mjetet për ta ndarë e copëtuar Kosovën si dhe bërë pikë e pesë edhe një herë shumicën dërmuese shqiptare si banorë të saj autokton në këto troje tonat stërgjyshore. E vetmja gjë e mirë në gjithë këtë zallamahi mashtruese,ishte njohja e pavarësisë së vendit tonë nga Izraeli, pas zhgënjimit më se tre vjeçar pa asnjë njohje të re, për shtetin e Kosovës. Serbia duke mundur me lehtësi marramendëse dhe pa asnjë kundërshtim delegacionin amator të Kosovës, jo vetëm që arriti në mënyrë elegante, krejtësisht lehtë dhe pa kurrë farë rezistence, ta eliminojë nga marrëveshja pikën 10 që detyronte Serbinë ta njoh pavarësinë e Kosovës, por ajo u bë hisedarë edhe në resurse tona jetike,futi Kosovën në mini Jugosllavinë e ideuar prej saj me emrin e famshëm "Minishengen", jo vetëm pa e njohur si shtet më vete, por as pa e hequr fare nga Kushtetuta e Serbisë si territor i saj, si dhe i imponoi edhe moratorium Kosovës, që të paktën për një vit, të mos guxojë të bëjë as kërkesë për anëtarësim në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Ndaj cilido që e quan fitore të Kosovës këtë humbje katastrofale, në ballafaqim me Serbinë, ai o nuk e njeh fare politikën ose është i sëmurë mental, nëse jo edhe tregtar i përbetuar i interesave jetike të popullit dhe shtetit të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".