Gjyqtarët dhe prokurorët amerikan të zbarkojnë në Kosovë, për pastrimin e shtetit nga krimi politika me hartimin dhe zbatimin e Ligjit Veting

Gjyqtarët dhe prokurorët amerikan të zbarkojnë në Kosovë, për pastrimin e shtetit nga krimi politika me hartimin dhe zbatimin e Ligjit Veting

Hajrullah Tërnava

  • 09 September 2020 - 07:44

Shkruan: Hajrullah Tërnava

“Më mirë vonë se kurrë nëse kërkesa bëhet realitet. E thënia e popullit se më mirë vonë se hiq, do të ishte mirë që të fillon të zbatohet tani së paku. Mjaft edhe tash sado që jemi vonë që të na dalin në ndihmë dhe kontribuojnë që Ligji Veting, më në fund të miratohet njëherë e përgjithmonë, dhe të filloj pastrimi i vendit nga kriminelët e ish pushtetarëve që e kanë qeverisur deri më tani Kosovën, dhe që e katandisën deri këtu. Dihet se e tërë bota civilizuese na kanë vu në shënjestër për së keqi, dhe po na marrin si shembull që Kosova duhet ta gjej mënyrën efikase të luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, që është vendosur edhe si kushti kryesor për Liberalizim të vizave dhe rrugëtim të drejtë në BE. Të gjitha gjasat janë se Ligji i Veting-ut do të miratohet edhe në Kosovë sikur që është vepruar në shtetet fqinjë të regjionit, me ndihmën e SHBA-ve”.

-Kërkesa e Ministrit të Drejtësisë së Kosovës në SHBA, që gjyqtarët e prokurorët amerikan të vijnë në Kosovë, tash kur kanë kalua 20 vjet përpjekje për ndërtim të shtetit të së drejtës, dhe 13 vjet funksionimi shtet i pa varur, nuk është asgjë tjetër veq se një shpërfaqje e hapur e dështimit të Kosovës në fuqizimin e shtetit të së drejtës, e vazhdimit të shtetit të kapur nga krimo politika. Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka bërë një skandal të madh kur është takuar të mërkurën me Bruce Swartz nga Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nga ai ka kërkuar që gjyqtarët amerikan të vijnë në Kosovë dhe kinse të ndajnë përvojën me gjyqtarët kosovar. Kjo kërkesë është vetëm një hipokrizi e llojit të vetë, derisa po kjo ministri dhe koalicion qeverisës, po i bishtnojnë bërjes së Ligjit Veting, për të cilin ligj ka pasur shumë debate dhe ishte premtuar se do të jetë ligj me prioritet për ta miratuar gjatë këtij fillim mandati, dhe për ta filluar zbatimin e tij në vitin që vjen. Kosova duhet të bëhet shumë shpejtë pjesë e integruar e regjionit dhe e BE-së por urgjentisht duhet të spastrohet nga krimet e organizuara dhe korrupsioni dhe krimet tjera në përgjithësi”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".