Kërkesa për ndryshimin e marrëveshjes së Uashingtonit është çmenduri politike, kur të ikë treni më s’ka kthim mbrapa

Kërkesa për ndryshimin e marrëveshjes së Uashingtonit është çmenduri politike, kur të ikë treni më s’ka kthim mbrapa
Kërkesa për ndryshimin e marrëveshjes së Uashingtonit është çmenduri politike, kur të ikë treni më s’ka kthim mbrapa

Dardan Grapci

  • 10 September 2020 - 07:35

Shkruan:Dardan Grapci

“Nëse i referohemi realitet ky ndryshim është i pa arritshëm tani. Siç është një fjalë popullore që thotë: kur të ikë treni, më s’ka kthim mbrapa, dhe me këtë fjali them që kjo marrëveshje tashmë është nënshkruar dhe vulosur nga Presidenti Trump, dhe më nuk mundë të rikthehet në tavolinë. Prandaj ajo se çka mundë të bëjë pala Kosovare, sidomos Kryeministri aktual Hoti, është që ta ndërmerr ndonjë veprim tjetër të mirë menduar, duhet ta bllokoj Ujmanin me çdo kusht, ku Serbia mos të ketë qasje ndikuese dhe bllokuese e sabotuese në të”.

-AAK-ja si partnere e koalicionit Qeverisës me LDK dhe NISMA, deri diku me të drejte po kërkojnë nga Avdullah Hoti që të rikthehet pika 10 e cila është hequr në Uashington nga Presidenti amerikan Donald Trump, por tani pikëpyetja është se a mundë të realizohet kthimi i asaj pike dhe si mundë të arrihet kjo. Gjithashtu unë mendoj që Presidenti Trump, nuk është dashur ta heq pikën 10, por pikën ku flitet për Ujmanin. Sepse Ujmani jo vetëm që ju takon qytetarëve, por gjithashtu është edhe brenda kufijve të Republikës së Kosovës, që do të thotë se është nën administrimin e Prishtinës. Gjithashtu është ditur që pa prezencën e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi do të ndodhë gjithçka. Kjo për shkak se Avdullah Hoti me delegacionin e tij, nuk kanë qenë të përgatitur mirë për një skenar të tillë, sepse presidenti Serb Vuçiq në momentin kur ka shkuar në Shtëpinë e Bardhë për ta lexuar propozim dokumentin e marrëveshjes, para se të arrije delegacioni i Kosovës, është kuptuar që ata do të kërkojnë tek presidenti amerikan Donalt Trump ndonjë ndryshim tek ajo marrëveshje, ku mendoj se edhe ia kanë arritur qëllimit duke përcaktuar pikat e saj ashtu sikur që ju ka konvenuar më së miri atyre.

Delegacioni i Kosovës është dashur që këtë qëndrim 2 ditor që e kanë pasur në Uashington, ta kenë paraprakisht shumë të përgatitur, e jo të shkohet atje thua se po shkojnë të marrin dhurata e të bëjnë pushime”. Prandaj Hoti për këto gabime që i ka bërë nga pozita e kryeministrit, ose duhet të jep dorëheqje nga posti i Kryeministrit ose deshtë apo jo, duhet brenda këtij viti të shkohet edhe njëherë në zgjedhje të parakohshme me marrëveshje të partive politike, duke afatizuar dhe planifikuar votimin edhe për Presidentin dhe Kryeministrin e ri të Kosovës”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".