Jo vetëm licencim, shteti ta ushtron kontrollin e ashpër mbi laboratorët privat për testet Covid-10

Jo vetëm licencim, shteti ta ushtron kontrollin e ashpër mbi laboratorët privat për testet Covid-10
Jo vetëm licencim, shteti ta ushtron kontrollin e ashpër mbi laboratorët privat për testet Covid-10

Nexhat Haziri

  • 11 September 2020 - 07:46

Shkruan: Nexhat Haziri

“Pra duke i pasur në monitorim këto laborator shmangim situatën që në Kosovë, gjendja me pandeminë Covid-19, të shndërrohet në një veprimtari biznesi pasojat e së cilës do të rrënonin gjendjen e shëndetësorë të popullatës edhe ashtu të rëndë dhe me indikacione të përkeqësimit të mëtejmë, por do ta godasin edhe në aspektin social e që në këto kushte është e papërballueshme për qytetarët”.

-Nëse respektohen kriteret në bazë të të cilave po licencohet laboratorëve privatë, për kryerjen e testeve serologjike për COVID-19 dhe kontrollit nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, mendoj se është pozitive për arsye se heq monopolin nga njerëz të caktuar të lidhur me politikën siç ishte rasti me laboratorin e Devollëve. Sa i përket besueshmërisë mendoj se këtu duhet të jetë strikte MSH-ja por edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, të cilët duhet të bëjnë monitorimin e punës dhe nxjerrjes së rezultateve dhe saktësisë së tyre nga laboratorët privat të licencuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".