Foli Vjosa Osmani, ndarje e dhimbshme nga LDK-ja

Foli Vjosa Osmani, ndarje e dhimbshme nga  LDK-ja
Foli Vjosa Osmani, ndarje e dhimbshme nga  LDK-ja

Ragip Guraziu

  • 11 September 2020 - 07:51

Shkruan:Ragip Guraziu

“Tani më gjithçka po qartësohet dhe natyrisht që “po”, ishte përgjigja konkrete e saj, përgjigje që është konformë me vendimin e kryesisë së LDK-së të 20 qershorit për ta përjashtuar atë nga të gjitha funksionet partiake. Për një politikan që ka parime dhe identitet personal e moral, aty ka përfunduar gjithçka, prandaj ajo e thotë me të drejtë së tani është në kontakt dhe biseda për tema të ndryshme të bashkëpunimit edhe me LVV-në, e që do të konkretizohen ditët në vijim”.

-Tani siç e bëri të ditur vet, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se është ndarë përfundimisht me LDK-në. Ajo u shpreh se është shumë vonë për partinë e Isa Mustafës të kërkojë më mbështetje nga ajo në rast të zgjedhjeve të parakohshme. Ndërkaq e la të hapur mundësinë për bashkëpunim me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti. Për një kohë të gjatë ajo ishte vetëm një “patericë e Isa Mustafës”,i cili disa herë lozi me të, herë duke e përqafuar, herë duke e lavdëruar, duke e propozuar edhe për poste të larta, por më në fund e bënë monedhë të përfitimit të votave dhe e degraduan autoritetin e saj. Tani rruga është e hapur me një shteg të ri. Krye parlamentarja, figura më e votuar në LDK, Vjosa Osmani, ose do të formon një parti politike në vete ose do e përqafoj VV-në dhe ish-kryeministrin e këtij subjekti politik,Albin Kurtin.

Tani me të drejtë shtrohet pyetja se cili do të jetë fati i LDK-së në skenën politike, pas paralajmërimit serioz të kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani, ish kandidate për kryeministre, për largim nga kjo parti pas asaj që përjetoi me kundërshtimin e rrëzimit të Qeverisë Kurti dhe mos votimin e Qeverisë Hoti. Dhe a do të defaktorizohet dhe dobësohet akoma më shumë LDK për shkak të menaxhimit totalitar të Isa Mustafës, mbetet të shikohet në ditët në vazhdim, por një gjë është e qartë që në zgjedhjet e ardhshme LDK nuk do të jetë në vendin e parë as në të dytin, do të mundë të kënaqet eventualisht me pozitën e tretë dhe me një pushim disavjeçar në opozitë”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".