Tkurrjen e territorit dhe aseteve të shtetit të Kosovës i futi në agjendë të dialogut presidenti aktual Hashim Thaçi

Tkurrjen e territorit dhe aseteve të shtetit të Kosovës i futi në agjendë të dialogut presidenti aktual Hashim Thaçi
Tkurrjen e territorit dhe aseteve të shtetit të Kosovës i futi në agjendë të dialogut presidenti aktual Hashim Thaçi

Arsim Haziri

  • 12 September 2020 - 08:59

Shkruan:Arsim Haziri

“Presidentin aktual, shikuar në retrospektivë, përmes ligjërimit të shprehur, ka venë në agjendë edhe korrigjimit e kufijve, një lloj neologjizmi i pashembullt, po ashtu me gjasë edhe diskutimin e liqenit të Ujmanit, që sot sikur po përpiqet t'ia vesh kryeministrit aktual, që realisht edhe shkon me këtë qeveri. Kosova gjithherë është keq qeverisur nga liderë përfaqësim të drejt popullor, e tillë është edhe kjo e tanishmja, dhe fakti që kishim një qeveri pa zgjedhje që realisht është edhe kundër rregullit demokratik, tregon qartazi për frikën që e kanë ndaj popullit. Populli ka votuar për tjetër përfaqësim, për tjetër logjikë qeverisëse”.

Pasuritë kombëtare gjithnjë e më shumë po tkurren, dhe gjithë këto pasuri po minimizohen si shkak i nivelit të dobët e të pa dinjitet të përfaqësimit. Dakordimi për të ndarë përgjegjësinë në mënyrë ekuivalente të Ujmanit, është derivat i procesit të pa denjët dialogues në Uashington, ku përfaqësimi ynë ishte përcjell me shumë të meta. Kosova gjithnjë ka pësuar për shkak të liderizmit të dobët e jo moralist, tendencë të këtillë për të shpërfaqur pozitë inferiore në agjendë kishte pasur edhe presidenti i vendit, që tashmë po përpiqet sikur të nxirret i pafajshëm. Shteti ynë me gjasë edhe sipas agjendës së presidentit aktual, ishte paraparë të tkurret në asete publike, të tkurret në përfaqësim e subjektivitet, dhe e gjithë kjo e metë ishte për të rritur autoritetin në sferën ndërkombëtare. Bartësit e përgjegjësive publike, politikisht janë në mungesë të përfaqësimit të nevojshëm politik, madje kjo e metë ka ndikuar që përbërja e ekipit dialogues të mos kishte asnjë ekspertë për çështjen në fjalë, shtuar kësaj është edhe niveli i lart i përulësisë. Kosova ka pranuar për t'u minimizuar në sferën ndërkombëtare, ajo përmes nënshkrimit të asaj marrëveshje, ka pranuar për t'i humbur disa nga kriteret e një shteti funksional. Pikërisht kjo qasje, pra nënshtruese dhe përfaqësuese, ka bërë që ne assesi të mos jemi në rrugë e sipër për t'u faktorizuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".