Pushteti luan me shëndetin e qytetarëve, biznes me licencat për laboratorët e testeve me Covid-19

Pushteti luan me shëndetin e qytetarëve, biznes me licencat për laboratorët e testeve me Covid-19

Gani Qarri

  • 12 September 2020 - 09:09

Shkruan: Gani Qarri

“Deri më tani, janë licencuar më shumë se 120 laboratorë private në nivel vendi, pavarësisht ankesave të qytetarëve për çmimet tepër të larta të testeve serologjike dhe PCR për COVID-19, si dhe besueshmërinë e vënë në pikëpyetje për saktësinë dhe rezultatet e dyshimta, që në vazhdimësi nxjerrin këta laborator”.

-Mjerisht edhe në këtë gjendje të rëndë krize,nëpër të cilën aktualisht po kalon Kosova, veprimtaria e shtuar e laboratorëve privat, po vazhdon të shndërrohet në një biznes të madh profitabil, sidomos tani në kohën më kritike të pandemisë së koronavirusit,të cilët po licencohen pa ndërprerë dhe gati çdo dy ditë,në emër të kryerjes së testeve serologjike për COVID-19, nga Ministria e Shëndetësisë. Po kjo ministri në kuadër të kësaj fushate përfitimi, ka licencuar së fundi, ditën e martë , edhe tre laboratorë të tjerë, në Gjakovë, Prizren dhe Mitrovicë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".