Të gjitha marrëveshjet në dëm të shtetit të Kosovës mbajnë vulën e dialogut Thaçi&Vuçiq

Të gjitha marrëveshjet në dëm të shtetit të Kosovës mbajnë vulën e dialogut Thaçi&Vuçiq
Të gjitha marrëveshjet në dëm të shtetit të Kosovës mbajnë vulën e dialogut Thaçi&Vuçiq

Muhamet Kelmendi

  • 12 September 2020 - 13:25

Shkruan: Muhamet Kelmendi

“Deklarimi se me të dhe në Qershor nuk ka qenë temë diskutimi Ujmani, dhe se me të kurrë nuk do të diskutohej çështja e Ujmani, kjo nuk e liron atë nga përgjegjësia. Përkundrazi. Kur e din dhe e lejon atë të arrihet e të pranohet si marrëveshje, ngarkesa është e dyfishtë për z. Thaçi. Por, jo vetëm Ujmani, por edhe Minishengeni, rrugët e hekurudhat janë tema në kundërshtim me interesin e Kosovës. Marrëveshja e Hotit në Shtëpinë e Bardhë nuk e liron kurrë z. Thaçi. Ai mbanë përgjegjësi për gjithë kohën sa është në detyrën e tillë, të Presidentit të vendit”.

-Dialogu me shtetin kriminal serb ka pasur qe më shumë se 10 vjet çështje të ngritura, të ndryshme, me ngritjen dhe uljen e tyre në varshmëri me gjendjen që ju ka interesuar palëve. Kjo ka të bëjë edhe me Ujmanin. Tash kuptohet se Thaçi deklaron të kundërtën për një gjë të tillë. Por, për ata që mendojnë ndryshe, duhet thënë se e tërë Republika ka qenë temë e diskutimit midis Thaçit dhe Vuçiqit tash e me vite. Mënjanimi i Thaçit nga dialogu erdhi si rezultat i një informimi mbi aktakuzën e ngritur në Gjykatën Speciale. Mirëpo kjo nuk e arsyeton zotin Thaçi. Në këtë gjendje, z. Thaçi i ka dhe i mbesin dy rrugë: 1. Dorëheqja nga posti i Presidentit, duke mundësuar zgjedhjen e një Presidenti nga Parlamenti i Kosovës ose 2. Kryerja e detyrës së Presidentit në bazë të Kushtetutës së Kosovës. Nuk mundë të ikë z. Thaçi nga përgjegjësia për procesin e deritashëm të dialogut. Ai është i pari i vendit dhe natyrisht nuk duhet lejuar marrëveshje të dëmshme për Kosovën.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".