Të gjitha çështjet kontestuese që duhet të anulohen nga Gjykata Kushtetuese në marrëveshjen e Washingtonit

Të gjitha çështjet kontestuese që duhet të anulohen nga Gjykata Kushtetuese në marrëveshjen e Washingtonit
Të gjitha çështjet kontestuese që duhet të anulohen nga Gjykata Kushtetuese në marrëveshjen e Washingtonit

Muhamet Kelmendi

  • 15 September 2020 - 13:18

Shkruan: Muhamet Kelmendi

“Futja në marrëveshje e Liqenit është pikë shumë kontradiktore dhe me këtë duhet të merret Gjykata, duhet të anulohet nga Gjykata Kushtetuese. Pika tjera, si Minishengeni, del kundër të gjitha parimeve mbi të cila ndërtohet shteti. Me këtë pikë të marrëveshjes gradualisht dhe sigurt dëmtohet rëndë ekonomia e Kosovës. Me atë do të rritet papunësia dhe shumë firma prodhuese do të falimentojnë si pasojë e konkurrencës të pa barabartë. Gjykata Kushtetuese duhet të anuloj këtë pikë në llogari të gjendjes ekonomike dhe sociale në vend. Bazat juridike veç ekzistojnë. Ka edhe shumë çështje tjera që mundë dhe duhet të analizohen nga Gjykata Kushtetuese. Të shohim e të presim, a do të ndodhë kjo dhe të presim rezultatin”.

-Është shumë vështirë për mua për të menduar se Gjykata Kushtetuese është e pa varur dhe se do të vendosë në bazë normale kushtetuese. Megjithatë, duhet thënë se marrëveshje e Vashingtonit i ka disa baza anti-kushtetuese, të cilat së paku tri pika të marrëveshjes i bëjnë nul. Çështja e parë është moratoriumi. Kjo pikë është në kundërshtim total me nenin 17 të Kushtetutës së Republikës. Në këtë nen nuk ka bazë të moratoriumit për punën e Republikës në raport me organizatat ndërkombëtare. Pika tjetër është Liqeni i Ujmanit. Në nenin 122 të Kushtetutës sanksionohet qartë prona e Republikës mbi minierat, ujin, hapësirën ajërore dhe pasuritë tjera natyrore.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".