A do ta tronditë koalicionin qeverisës kërkesa qesharake nën presion e Ramush Haradinajt për pozitën e Presidentit të shtetit

Nexhat Haziri

  • 15 September 2020 - 17:49

Shkruan: Nexhat Haziri

“Këto përplasje nuk e rrezikojnë qeverinë Hoti, për arsye se asnjë nga subjektet politike, përjashto këtu LVV-në, nuk janë të gatshme për të shkuar në zgjedhje, e aq më pak AAK-ja e cila mund të dal me një rezultat siç është aktualisht NISMA. Andaj LDK-ja po sillet shumë komode në raport me kërkesat e z. Haradinaj dhe të AAK-së dhe po e kundërshton me elegancë ambicien e z. Haradinaj që të zgjidhet president i vendit pas mbarimit të mandatit të presidentit aktual z. Thaçi”.

Tashmë gjithnjë e më të theksuar po shfaqen mosmarrëveshjet në mes partnerëve të koalicionit qeveritar LDK-AAK sa i përket pozitës së presidentit dhe kërkesën së z. Haradinaj që ai të zgjidhet në këtë post. Megjithatë edhe vet z, Haradinaj është i vetëdijshëm që nuk mund të zgjidhet në këtë post për shumë arsye të njohura për opinionin, është I papranueshëm edhe në rrafshin e brendshëm edhe në atë të jashtëm, pra nga partnerët ndërkombëtar,por si duket po e shfrytëzon këtë për ta forcuar pozitën e subjektit të vet AAK brenda koalicionit qeveritar, në rast të një riformatimi të qeverisë si një mundësi e përfshirjes edhe të PDK-së në qeverinë Hoti.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".