Kosova ta përdor argumentin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për shpalljen e pavarësisë edhe në finalen e dialogut me Serbinë

Kosova ta përdor argumentin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për shpalljen e pavarësisë edhe në finalen e dialogut me Serbinë

Hajrullah Tërnava

  • 17 September 2020 - 07:34

Shkruan: Hajrullah Ternava

“Unë mendoj se MPJ e Kosovës duhet të jetë tani shumë aktive karshi provokimeve të tilla të shtetit dhe diplomacisë serbe, nuk duhet që edhe më tutje të heshte. Tash e tutje, delegacioni i Kosovës në bisedimet me atë të Serbisë, duhen të jetë më këmbëngulës dhe të mos heshtë në provokimet e tyre, duhet të thuhen troç të gjitha krimet që i ka bërë Serbia, sepse është shqetësuesja heshtja për dy dekada dhe fushata serbe kundër Kosovës, derisa Serbia ka krye krime të mëdha në Kosovë, dhe shtetet tjera në fqinjësi me Kosovën nga ish Jugosllavia. Republika e Kosovës dhe delegacioni në këto bisedime duhet ta përdorë fuqishëm epërsinë që e ka në raport me shtetin serb, pasi që Pavarësinë e Kosovës e ka njohur edhe Gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë, pas ankesës që në këtë Gjykatë e pati ushtruar shteti serb. Edhe ndërmjetësuesit qe ne e llogarisim miq, duhet të jenë shumë më pragmatik në raport me Kosovën dhe më kërkues në raport me sjelljet e përgjegjshme të Serbisë në këtë dialog, në respektimin dhe zbatimin e secilës marrëveshje që arrihet deri në përmbylljen finale”.

-Delegacioni i Kosovës, i cili në çfarëdo rrethanash takohet dhe bisedon me përfaqësues të Serbisë, duhen të jetë stoik, trimërues dhe i pa luhatshëm, dhe jo servil në stilin e të dëgjueshmit. Një përfaqësim i Qeverisë Hoti në bisedimet e fundit me Presidentin Serb ishte nënshtrim dhe përulje e pa pranueshme e Qeverise Hoti, sidomos heshtja dhe mos reagimi i ashpër kundër Presidentit Vuçiq, i cili që nga dita e parë dialogut, deri në nënshkrimin e marrëveshjes ne Vashington, dhe tutje, po vazhdon me avazin e vjetër, duke lobuar kundër njohjeve të reja të shtetit të Kosovës. Presidenti Serb Vuçiq e ka shfrytëzuar takimin e tij me ambasadorin e Palestinez, për ta falënderuar këtë shtet që po vazhdon të mos e njoh Republikën e Kosovës, fushate kjo e Serbisë, që bije ndesh me frymën e marrëveshjes së Vashingtonit. Kjo është e pa pranueshme sepse tani po nënkuptohet që ai qëndrimi suspendues nga ana e Kosovës, që mos të lobon për njohje të reja të pavarësisë për një vit, vlen vetëm për Kosovën që ti përmbahet, pra mos kërkimit të njohjeve, në të kundërtën Serbia që bënë angazhime dhe provokime të tilla të shtetit dhe diplomacisë serbe, sidomos tani kur është nënshkruar marrëveshja e cila u përcoll me publicitet dhe pompozitet të madh medial.

Unë mendoj se MPJ e Kosovës duhet të jetë tani shumë aktive karshi provokimeve të tilla të shtetit dhe diplomacisë serbe, nuk duhet që edhe më tutje të heshte. Tash e tutje, delegacioni i Kosovës në bisedimet me atë të Serbisë, duhen të jetë më këmbëngulës dhe të mos heshtë në provokimet e tyre, duhet të thuhen troç të gjitha krimet që i ka bërë Serbia, sepse është shqetësuesja heshtja për dy dekada dhe fushata serbe kundër Kosovës, derisa Serbia ka krye krime të mëdha në Kosovë, dhe shtetet tjera në fqinjësi me Kosovën nga ish Jugosllavia. Republika e Kosovës dhe delegacioni në këto bisedime duhet ta përdorë fuqishëm epërsinë që e ka në raport me shtetin serb, pasi që Pavarësinë e Kosovës e ka njohur edhe Gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë, pas ankesës që në këtë Gjykatë e pati ushtruar shteti serb. Edhe ndërmjetësuesit qe ne e llogarisim miq, duhet të jenë shumë më pragmatik në raport me Kosovën dhe më kërkues në raport me sjelljet e përgjegjshme të Serbisë në këtë dialog, në respektimin dhe zbatimin e secilës marrëveshje që arrihet deri në përmbylljen finale”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".