Pas ndarjes së Ujmanit dhe pranimit të Minishengenit, Asociacioni i komunave serbe dhuratë për Vuçiqin nga Avdullah Hoti

Pas ndarjes së Ujmanit dhe pranimit të Minishengenit,  Asociacioni i komunave serbe dhuratë për Vuçiqin nga Avdullah  Hoti
Pas ndarjes së Ujmanit dhe pranimit të Minishengenit,  Asociacioni i komunave serbe dhuratë për Vuçiqin nga Avdullah  Hoti

Ragip Guraziu

  • 18 September 2020 - 13:18

Shkruan: Ragip Guraziu

“Opinioni është i shqetësuar sikurse edhe opozita. Madje edhe zyrtarët e PDK-së janë të zëshëm me kritikat kundër shumicës së pikave të marrëveshjes së 4 shtatorit duke thënë se me këtë marrëveshje është fare e kuptueshme që po fiton Serbia, po e fiton daljen në deti, bile edhe rrugën me u ndreq Kosova, po e përfiton auto udhën që përsëri e merr për obligim, dhe tema tjetër e rrezikshme është Asociacioni i komunave serbe. Me të gjitha këto lëshime Kosova do bie në dy gjunjë sepse përveç këtyre Serbia po e realizon ëndrrën e kamotshme duke e futur Kosovën edhe në Minishengen, që është një propozim i akorduar në mes të Kryeministrit Shqiptar, Edi Rama, Hashim Thaçit dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiqit”.

-Derisa nuk ka fare transparencë në procesin e rifilluar të dialogut me Serbinë, duke përfshirë këtu edhe marrëveshjen që u arrit në Uashington, po dyshohet se përveç gabimit me Ujmanin, është edhe moratoriumi një vjeçar i Kosovës për mos aplikim në organizata ndërkombëtare një lëshim i madh ndaj Serbisë dhe suspendim i shtetit e shtetësisë së Kosovës për këtë periudhë kohore, por jo vetëm kaq, aty ka shumë paqartësi që na bëjnë të dyshojmë se lëshimet janë akoma më të mëdha.

Në anën tjetër dy partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike, edhe pse po e kërcënojnë me rrezik Qeverinë Hoti, për ta shpëtuar Kosovën, nuk po arrijnë të bashkohen në bërjen e mocionit. Kjo mënyrë veprimi i mundëson për ta vazhduar rrugën e nisur me kompromise të dhimbshme Qeverisë Hoti, derisa dy partitë politike në opozita nuk po i bashkojnë forcat, por duket që janë duke bërë lojë elektorale me kërkesën për rrëzimin e Qeverisë Hoti. Nëse PDK-vazhdon ta injoron edhe më tutje kërkesën e LVV-së për mocion kundër Qeverisë Hoti, atëherë rruga e vetme mbetet që LVV të niset në gjueti për votat individuale të deputetëve të pozitës dhe të opozitës, që ti mbledh të gjithë të pakënaqurit e koalicionit LDK AAK dhe ndonjë deputet tjetër që mendon ndryshe nga PDK për ta futur në procedurë mocionin për rrëzimin e Qeverisë Hoti në fillim të sesionit vjeshtor. Shqetësimet janë serioze për dëmin që mundë ti sjell vendit vazhdimi i jetëgjatësisë së Qeverisë Hoti, pasi që

la lindur dyshime tek dy subjektet politike opozitare, por edhe te analistët politik dhe disa ekspertë, se përveç gabimit me Ujmanin, është edhe moratoriumi një vjeçar i Kosovës për mos aplikim në organizata ndërkombëtare një lëshim i madh ndaj Serbisë dhe suspendim i shtetit e shtetësisë së Kosovës për këtë periudhë kohore, kurse tani në pritje është edhe zgjidhja e nyjës së Asociacionit. Edhe pse deklarohen për pro amerikanizëm në PDK, ky subjekt politik po vazhdon g ta konsideron të dëmshëm vazhdimin e qeverisjes nga koalicioni LDK AAK, duke shprehur gatishmërinë për rrëzimin e Qeverisë, por deri më tani është deklaruar kundër dhënies bashkimit të nënshkrimeve në mocionin e VV-së.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".