Kuvendi, ky vend i turpit dhe maskaradave politike

Kuvendi, ky vend i turpit dhe maskaradave politike
Kuvendi, ky vend i turpit dhe maskaradave politike

Skender Mulliqi

  • 19 September 2020 - 09:11

Shkruan: Skënder Mulliqi

“Këta deputetë kanë mbetur duke bërë sehir në kohë kur çdo ditë po vdesin nga korona më dhjetëra njerëz. Lehtë shumë është për ti numëruar të vdekurit, por shumë më vështirë është më punuar që ata mos të gjejnë vdekjen për mos përgjegjësi , apo mos punë të ndershme qeveritare e kuvendare. Kjo është krejtësisht e pa pranueshme për një shtet që mëton të jetë funksional dhe demokratik. Është shumë e palogjikshme dhe anti humane që mos të nxjerrët Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike COVID-19, rruga dhe shpresa e vetme për ta shpëtuar vendin nga një kolaps ekonomik dhe social i cili po e kërcënon vendin për shkak të pandemisë dhe krizës globale”.

- Këta kuvendarë shumica janë të strukturave të vjetra , që vendin e kanë pru në gjendje të keqe ekonomike, në kriza institucionale , në varfëri ,duke bërë që Kosova të mbetet vend i pa perspektivë . Kuvendin e kanë shndërruar më shumë në arenë gladiatorësh, në një vend ku po shohim zënka të deputetëve duke na shitur dushk për gogla , në vend që të jenë shumë serioz, që janë të zgjedhurit e popullit. Këto maskarada politike nuk kanë lidhje me besimin që ju është dhënë nga elektorati , për ti paraqitur kërkesat e tyre legjitime. Kuvendin po e keqpërdorin, duke e keqpërdorur kështu edhe votën. E gjitha sipas meje po behët për të zhvendosur vëmendjen e popullit nga problemet e grumbulluara, e në anën tjetër për ti vazhduar keqpërdorimet, më të cilat janë mishëruar që shumë vite. Ata kanë “harruar” së janë aty për të nxjerrë ligje për të mirën e vendit. Kohën e pandemisë e shfrytëzuan për të rrëzuar një qeveri të dalë nga vota e lirë, për ta zëvendësuar atë me një qeveri jashtë praktikave të deritashme kushtetuese, më një qeveri të pakicës shqiptare në Parlament.

Kur them e pakicës edhe automatikisht vjen në shprehje legjitimiteti i sajë. Kosova është duke u keq qeverisur dhe kjo po zgjatë tepër shumë për një vend në tranzicion , për një vend të izoluar dhe më të varfërinë sot në Evropë. Kanë krijuar "vende të reja të punës në qeveri" , duke e mbushur më njerëz të panevojshëm, thua së qeveria është vend ku duhet të punësohen njerëzit, e jo organ që duhet të punon ndershmërisht për të gjithë qytetarët. Në një shtet ku theksohet mbi normalen korrupsioni, pa punësimi enorm , ikja nga vendi, sigurisht së nuk mund të themi së është gjendja e mirë. Qytetarët kanë bërë gabime trashanike deri më tash duke i votuar strukturat e njëjta politike .Unë dua të theksojë më këtë rast , se pa reformë zgjedhore, kjo garniturë politike edhe përkundër vullnetit të qytetarëve zor është të largohet nga pushteti. Reforma zgjedhore dhe një vetëdijesim krejt tjetër , do ti ngjallte shpresat e venitura për një jetë më të mirë .Kjo situatë e mjegulluar politike , do të ishte sqaruar vetëm nëse shkojmë në zgjedhje të reja , edhe pse të kushtueshme. Por, vërtetë situata nëpër të cilën po kalon Kosova, edhe në bisedimet finale më Serbinë , po imponojnë zgjedhjet, si solucioni më i mirë në këto moment”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".