QUINT-i i jep goditje të rëndë Hashim Thaçit në përpjekjen e dytë për zhbërje të Gjykatës Speciale

QUINT-i i jep goditje të rëndë Hashim Thaçit në përpjekjen e dytë për zhbërje të Gjykatës Speciale
QUINT-i i jep goditje të rëndë Hashim Thaçit në përpjekjen e dytë për zhbërje të Gjykatës Speciale

Nexhat Haziri

  • 22 September 2020 - 07:42

Shkruan: Nexhat Haziri

“Nuk pritet që z. Thaçi ti ndaloj këto përpjekje, pasi ai në ditët e ardhshme mund të provoj edhe skenar të tjerë që mund të jenë të rrezikshëm për stabilitetin politik dhe të sigurisë, e po ashtu mund të jenë të dëmshëm edhe për perspektivën integruese auro-atlantike të vendit. Shpresoj se ne si shoqëri duhet të jemi të vëmendshëm dhe për t’u mos u bërë pjesë e këtyre skenarëve që fatin e Kosovës e lidhin me fatin politik të individëve të cilët për arsye të veprave inkriminuese po perëndon jo lavdishëm dielli i tyre në politikë”.

-Tendenca e Hashim Thaçit për ta rishikuar dhe dobësuar mandatin e ri të Gjykatës speciale, përmes amendamenti, është një trysni e z. Thaçi që faktorin ndërkombëtar ta shtyj drejt negocimit për Gjykatën Speciale, me shpresë që të ketë ndonjë kompromis në të cilën ai do të gjejë shpëtimin e tij. Por reagimin nga shtetet e QUINT-it në Kosovë përmes përfaqësuesve të tyre. Ambasada e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe kundërshtimi i tyre për çfarëdo përpjekje për ta zhvlerësuar Gjykatën Speciale, i ka dhënë një goditje të fortë shpresës së z. Thaçi që të futet edhe një herë në negocim për mandatin e Gjykatës Speciale në kërkim të shpëtimit të tij. Edhe telenovela me të ashtuquajturat dosjet e Gjykatës Speciale që po arrijnë në zyrat e OVL të UCK-së është në vazhdën e këtyre përpjekjeve për ta sfiduar dhe zhvlerësuar Gjykatën Speciale, skenar ky i përgatitur dhe dirigjuar nga ata që tashmë kanë të ngritura apo të propozuara aktakuzat nga prokuroria e Gjykatës Speciale.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".