Treni i Trump-it u nis nga SHBA-të për në Ballkan, ja cili do të jetë fati i Kosovës dhe paqes në rajon

Treni i Trump-it u nis nga SHBA-të për në Ballkan, ja cili do të jetë fati i Kosovës dhe paqes në rajon
Treni i Trump-it u nis nga SHBA-të për në Ballkan, ja cili do të jetë fati i Kosovës dhe paqes në rajon

Dr. Hysni Aliu

  • 23 shtator 2020 - 08:42

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

“Një njohje nga Greqia do të ishte tepër pozitive sepse do thyhej definitivisht blloku në BE që është kundër pavarësisë. Unë personalisht besoj në forcën e Amerikës, për ta bindë shtetin mik grek që ta njeh Kosovën, duke pasur parasysh edhe nevojën aktuale të Greqisë për përkrahjen e SHBA-së në raport me shtetin Turk. Por unë dyshoj në guximin e presidentit Trump, për ta sfiduar Serbinë me këtë çështje, sepse kjo njohje do ishte një thikë në zemër për Serbinë. Treni i Trampit u nis nga SHBA-të për në Ballkan, dhe tani më ai nuk mundë të ndalet ndryshe, përveç me luftë. Dashtë zoti që ajo mos të ndodhë, megjithëse Ballkani ka qenë gjithmonë kancer i Evropës”.

- Vizita e zyrtareve amerikan në Kosovë gjithmonë ka qenë një lehtësim shpirtërorë për ne shqiptaret. Edhe vizitën e z. Grenell me bashkëpunëtorët e tij, ne si shqiptar e shohim dhe e ndjejmë në këtë mënyrë, pa marr parasysh dyshimet që kanë lindë viteve të fundit se kah është duke shkuar politika amerikane, dhe kah po sillet rrota e historisë. Ka qenë e pritshme që administrata Trump, ta shtyj përpara marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, sepse është një marrëveshje lehtë e zbatueshme dhe me jehonë të madhe në arenën ndërkombëtare, por edhe në fushatën presidenciale që po zhvillohet në SHBA. Po them lehtë e zbatueshme, sepse ne si Kosovë s’mundemi as në ëndërr ta kundërshtojmë realizimin e saj në praktikë, edhe nëse nuk na përshtatet, ndërsa Serbia, nuk ka përse ta kundërshtoj, sepse Serbia , me këtë marrëveshje kthehet në Ballkan ne një superfuqi rajonale, politike, ekonomike dhe ushtarake, duke futur serish në gjirin e vetë Kosovën por edhe rajonin.

Administrata Trump, shikon botën në një mënyrë tërësisht të ndryshme në krahasim me para-ardhësit e tij. Kjo administratë i ka pothuajse gjysmën e gjërave shumë të logjikshme, me të cilat gjëra shumë njerëz pajtohen plotësisht, siç, është çështja e shpenzimeve për NATON nga vendet anëtare, OBSH-në , politikën ndaj Kinës, e shumë gjëra tjera që edhe vet i kam parë me një sy kritik në të kaluarën, por fatkeqësisht, politika Trump, i ka gjysmë e veprimeve të gabuara, andaj kur përzihet e bardha me të zezën , natyrisht që e bardha nuk vërehet më. Politika Trump, nuk njeh miq të përhershëm, e as aleat të përhershëm, për dallim nga politikat e mëhershme amerikane, ku aleatët kanë qenë aleat dhe me ta është ndarë e mira dhe e keqja. Kjo politikë, ka një gjuhë jo diplomatike, ku gjuha e forcës dhe e dorës së fortë, nuk ju lë hapësirë më të dobëtëve të jenë vetvetja, ashtu siç është rasti i Kosovës, por e bëjnë atë që ua servon i forti.

Gjersa më herët, politika amerikane ka mbrojtur demokracinë dhe rendin demokratik anë e mban botës, tani SHBA-ja me politikën Trump, e mbron atë që pranon të ndjek të njëjtën linjë në gjeostrategjik, dhe ekonomi , dhe që pranon ti nënshtrohet urdhrave brutal që vijnë nga lart. Një qasje më ashpër në lidhje me zhvillimet në bote ka munguar, por kjo qasje që ka administrata Trump, është një lëvizje nga një skaj në skajin tjetër. Ndryshime të tilla, që rrjedhin nga një shtet që është lider i botës demokratike, kanë shkaktuar ” qarje të tokës, dhe plasaritje muresh të ndërtesave” , pra kjo politikë mundë të quhet një tërmet për Evropën dhe botën. Kjo politikë nëse vazhdon si e tillë jam i sigurt që do të shkakton luftë botërore gjatë fundit të mandatit të dytë të Trumpit nëse e fiton garën.

Politika Trump, tani është mike me të gjithë, ndërsa armik vetëm me gjithë ata që në një mënyrë apo tjetër janë konkurrentë në ekonomi apo politikë, e më pak në demokraci. Edhe me armikun bëhet mik, vetëm që armiku të bëhet krah me të kundër një armiku tjetër. Kjo do të thotë, që është një politikë pa principe dhe pa vlera të përhershme, vlera që kanë qenë traditë shekullore për SHBA-të. A është vetëm Trump fajtor për këtë, unë mendoj që jo. Trump është pjellë e një politike të gabuar perëndimore, SHBA& BE- së paku në 15 vitet e fundit. Ajo që më shqetëson mua është, jo vetëm se kah po shkon Kosova dhe si po shkrihet nën ombrellën e Serbisë, pore jam i shqetësuar, me një rrëmujë totale në politikën e Ballkanit, rrëmujë e cila shumë lehtë mundë të shpërthen në luftë. Para disa vitesh, gazetat shkruanin për prognozën që BE do të shpërndahet brenda disa viteve, dhe do kemi ndarje të këtyre vendeve në bazë të sferave të interesit, dhe ku SHBA do ta merrte zonën e Ballkanit si zonë të interesit të vetë.

Nuk e di a i shërben marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë këtij plani të mundshëm, dhe vizitat e Grenellit në Greqi dhe Serbi, nëpërmes të cilave do të sigurohej një lloj konfederate, që nga Greqia, Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Serbia e ndoshta edhe Bosnja. Populli është shumë i dëshpëruar për çdo gjë që po ndodhë në Kosovë, me Kosovën dhe rreth saj. Është e kotë të ju thuash njerëzve që do hapen mijëra vende pune , kurse janë të shqetësuar për shkrirjen e mundshme të shtetit të vetë, gjë e cila është mbi te gjithat. Si rrjedhojë, njohja që erdhi nga Izraeli, një vend mik i Kosovës dhe një popull mik i shqiptarëve, ishte një balancues i mirë i dëshpërimit dhe frikës që nxiti ajo marrëveshje me Serbinë. Tani, ne po shohim që diçka ka ndryshuar, ose në realitet gjithçka ka ndryshuar, që nga momenti kur z. Hoti nënshkroi marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë, dhe askush nuk e din se në ”gojë” të kujt do bije Kosova, dhashë zoti jo në gojë të ujkut, andaj, për tua shtuar një fije shprese këtij populli. Një njohje nga Greqia do të ishte tepër pozitive sepse do thyhej definitivisht  blloku në BE që është kundër pavarësisë. Unë personalisht besoj në forcën e Amerikës, për ta bindë shtetin mik grek që ta njeh Kosovën, duke pasur parasysh edhe nevojën aktuale të Greqisë për përkrahjen e SHBA-së në raport me shtetin Turk. Por unë dyshoj në guximin e presidentit Trump, për ta sfiduar Serbinë me këtë çështje, sepse kjo njohje do ishte një thikë në zemër për Serbinë. Treni i Trampit u nis nga SHBA-të për në Ballkan, dhe tani më ai nuk mundë të ndalet ndryshe, përveç me luftë. Dashtë zoti që ajo mos të ndodhë, megjithëse Ballkani ka qenë gjithmonë kancer i Evropës”.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".