Kryeministri Hoti në skandal, pazar në dialog me Serbinë edhe për liberalizimin e vizave

Kryeministri Hoti në skandal, pazar në dialog me Serbinë edhe për liberalizimin e vizave
Kryeministri Hoti në skandal, pazar në dialog me Serbinë edhe për liberalizimin e vizave

Ragip Guraziu

  • 25 September 2020 - 18:07

Shkruan: Ragip Guraziu

“Është fakt i pa mohueshëm se edhe kjo qeveri dështimin e deritanishëm të qeverive të kaluara në sundimin e ligjit, dhe mos liberalizimin e vizave po mundohet që ta kompenson në momentin më kritik me lëshimet dhe kompromiset e dukshme që i bëri në marrëveshjen e fundit me Serbinë në Vashington, duke marr si kundër shpërblim liberalizimin e vizave, një proces që është stërzgjatur deri më tani dhe ka thyer të gjitha premtimet dhe i ka humbur edhe shpresat e qytetarëve të Kosovës. Kjo tendencë u pa qartë edhe nga një bisedë virtuale që e pati Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, me ambasadorët e BE-së, të cilëve u ka kërkuar të përmbyllet procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën dhe atë të dialogut me Serbinë me njohje reciproke”.

Rastet e interesit të lartë publik, sikur “PRONTO” dhe rasti “FAJDET”nuk kanë arritur të kthejnë besimin në institucionet e sundimit të ligjit. Për këtë flet më së miri Raporti i Vendit 2019 i cili identifikoj sfida të shumta në fushën e sundimit të ligjit. Në veçanti, vendet anëtare të BE-së me shqetësim janë duke përcjell gjeturat e Raportit të Vendit, ku është konkluduar se korrupsioni është i përhapur në të gjitha nivelet institucionale dhe institucionet e drejtësisë janë duke ndërmarr veprimet nën ndikimin politik. Në kuadër të mekanizmit për përcjelljen e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, Kosova ka shënjestruar 62 raste të korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar.

Prandaj tani ose kurrë është shumë e rëndësishme që sistemi i sundimit të ligjit të dëshmoj pavarësinë e vet duke bërë progres në luftë kundër korrupsionit të nivelit të lartë, nëse qeveritarët e Kosovës e kanë seriozisht interesin për ta përfituar liberalizimin e vizave dhe daljen nga gjendja në geto të cilën po jua imponojnë qytetarëve për shkak të lidhjes së tyre me krimin e organizuar. E vërteta e dështimit të politikës dhe drejtësisë kosovare në plotësimin e kriterit kryesor për liberalizimin e vizave, që është lufta kundër krimit dhe korrupsionit, nuk mundë të mbulohet, të fshihet dhe as të arsyetohet. Sipas të gjitha analizave dhe konstatimeve, pengesë kryesore e këtij procesi ka qenë dhe mbetet mungesa e sundimit të ligjit dhe lufta kundër korrupsionit. Edhe Instituti EPIK ka bërë një studim të fundit për këtë vit, për të analizuar procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, dhe rezultati i studimit evidenton 4 faktorë të cilët janë duke e penguar liberalizimin e vizave për kosovarët. Në bazë të studimit, ndër faktorët e paraqitur që janë duke e pamundësuar liberalizimin e vizave vendin kryesor përsëri e zë mungesa e vullnetit për shtet ligjor, për të vazhduar pastaj me sfidat tjera që ndërlidhen edhe me dialogun. Kjo na lë të kuptojmë se ne po dështojmë, jo edhe si struktura udhëheqëse, por edhe si individ që po na kushton goxha shtrenjtë dhe qytetarët po mbeten të dënuar për fajin e drejtësisë së kapur nga politika e lidhur me krimin e organizuar”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".