Komisionit Hetimor Parlamentar për Privatizimin i pamundësohet zbardhja e krimit nga mafio politika

Komisionit Hetimor Parlamentar për Privatizimin i pamundësohet zbardhja e krimit nga mafio politika
Komisionit Hetimor Parlamentar për Privatizimin i pamundësohet zbardhja e krimit nga mafio politika

Dardan Grapci

  • 26 September 2020 - 13:11

Shkruan: Dardan Grapci

Politikanët tanë janë të uritur për pushtet dhe për para, derisa kjo klasë politike nuk shuhet, Kosova do jetë gjithmonë shtet i krimit dhe i mafio-oligarkëve. Derisa nuk fillon drejtësia të kthjellët , miu do luan me macen si do t'ia dojë qejfi. Në këtë rast minjtë janë politikanët, biznesmenët, mafio-oligarkët etj, kurse macet janë Gjyqësori, Policia dhe Ligji. Devollët dhe shumë biznesmen tjerë janë duke menduar që qytetarët janë në gjumë dhe asgjë s’mund ti pengoj, por kanë harruar që rinia dhe teknologjia janë gjithmonë 5 hapa përpara, që do të thotë janë të ekspozuar 24/7 në ditë nëpër media ose platforma tjera , si dhe duke u mbikëqyrur nga satelitët më të sofistikuar në galaktikë.

-Komisioni Hetimor Parlamentar për Privatizim ka ri-filluar punën e tyre pas shume muajve pauze shkaku i Pandemisë, kësaj radhe ky Komision Hetimor duhet qe t'ia filloje hetimet dhe ti merr ne pyetje peshqit e mëdhenj të cilët janë koka e mafiozëve dhe korrupsionit, dhe pasi të ketë konstatuar përfshirjen e tyre në veprimtari të kundërligjshme korruptive, rastet ti procedohen prokurorisë së shtetit për hetim dhe ngritje të aktakuzave, si raste me prioritet të veçantë. Sezoni vjeshtor ka zënë shumë persona të pa përgatitur për marrje ne pyetje, prandaj kuptohet që këto hetime do të bëhen me shumë pengesa nga politikanet, ku do të mundohen ta shuajnë këtë komision ose ta bëjnë për vete, ti joshin e ti blejnë anëtarët e komisionit në mënyrë që ata të mos merren thellësisht me hulumtimin dhe zbardhjen e së vërtetës të abuzimit me ligjin. Por një gjë është e sigurt, që nëse ndodhë këtë komision hetimor ta merr në dorë politika e korruptuar, atëherë qysh tani le ta marrin vesh se CIA do të jetë ajo që do merret me këto çështje, siç një fjalë e urtë - nëse nuk e dëgjon nënën, e dëgjon njerkën.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".