Qeveritarët pa legjitimitet qytetar të nënshtruar ndaj Beogradit, nuk kanë fuqi ti mbrojnë interesat e shtetit

Qeveritarët pa legjitimitet qytetar të nënshtruar ndaj Beogradit, nuk kanë fuqi ti mbrojnë interesat e shtetit
Qeveritarët pa legjitimitet qytetar të nënshtruar ndaj Beogradit, nuk kanë fuqi ti mbrojnë interesat e shtetit

Arsim Haziri

  • 26 September 2020 - 17:15

Shkruan: Arsim Haziri

-Edhe kryeministri aktual, në pozitën që është, është sjellë prodhim i një gjendje kaotike e viktimizuese, dhe gjitha levat menaxhuese arrin t'i ketë presidenti i vendit, realisht ai mbanë figurativisht po them dy pozitat e shtetit. Kosova akoma po kalon në procese të rrezikshme, ndër to janë edhe zotimet e fundit në Uashington, ku pala jonë me vet dëshirë e në pozitë inferiore ka pranuar për të qenë e nënshtruar, rrjedhimisht kanë minimizuar akoma subjektivitetin në prani të ndërkombëtarëve e Beogradit zyrtar.

-Është vështirë të besohet se kjo qeveri do të arrin t'i bëjë ballë kërkesave të Serbisë, të cilat kërkesa jo edhe gjithnjë kanë gjetur kundërshti të thellë. Ndoshta edhe mund të pamundësohet konsolidimi i këtij entiteti të padrejtë, por vështirë se mund të bëhet nga qeveria aktuale sa mund të bëhet prej një presioni publik, duke qenë në dijeni edhe për konfrontimin e thellë e cila kishte gjetur pas dërgimit të saj në Gjykatën Kushtetuese. Kosova përgjatë gjithë rrugëtimit të vet, nuk është qeverisur drejt dhe racionalisht, dhe në masën sa është ushtruar keqqeverisje, kanë ndikuar në krijimin e shumë fenomeneve negative, gjë që edhe e kanë minuar jetesën. Aktualisht vendit iu ka imponuar një qeveri jashtë zgjedhjeve si proces, që realisht s'mund të ketë askund këso praktika, përpos në vendin tonë. Dhe i gjithë ky proces jodemokratik e jo legjitim është për shkak të mundësisë për të qëndruar në pushtet, pasi vetëm duke qenë në maje të shtetit mund të mbesin të lirë dhe të mundshëm për t'i ushtruar veprimtaritë e tyre të pandërgjegjshme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".