Turpi i botës, rrjeti i krimit të organizuar e korruptoi edhe Gjykatën Speciale

Turpi i botës, rrjeti i krimit të organizuar e korruptoi edhe Gjykatën Speciale
Turpi i botës, rrjeti i krimit të organizuar e korruptoi edhe Gjykatën Speciale

Ragip Guraziu

  • 27 September 2020 - 08:44

Shkruan: Ragip Guraziu

Më në fund, me këtë skandal të zbardhjes së dosjeve të Prokurorisë së Dhomave të Specializuara, po del që Kosova arriti ta korruptoi edhe Gjykatën Speciale. Pas këtij skandali lirishtë mundë të thuhet se sot Gjykata Speciale është bërë turpi i botës dhe një institucion i frikshëm i drejtësisë, është bërë vetë “varri i hapur” për dëshmitarët potencial që do të dëshmonin dhe zbardhnin krimet që kanë ndodhur në Kosovë. Dhe ky është shembulli i keq se si po lejohet nga institucionet e rendit një shëtitje e tillë e postierit të dosjeve të Speciales, duke rënë në provim edhe AKI-ja por edhe dhe Policia e Kosovës, që nuk janë në gjendje ta gjejnë, zbulojnë, identifikojnë dhe kapin 'postierin' që rregullisht dhe me paralajmërim po çon pako me 'ndihma' te veteranët, për të zbuluar dhe dekonspiruar listat e dëshmitarëve të mbrojtura dhe aktakuzat në përgatitje për të akuzuarit potencial, duke krijuar një kaos marramendës, dhe duke krijuar huti në opinionin e gjerë, se çka është duke ndodhë kështu.

Institucioni i drejtësisë ndërkombëtare, Gjykata Sociale, Dhomat e Specializuara po vihen në pikëpyetje, duke ngjallur zhgënjimin e qytetarëve kosovarë dhe besueshmërinë e tyre. Po supozohet nga qytetarët kosovarë dhe po dëshmohet me këto zhvillime të fundit se nuk është vetëm sistemi i drejtësisë kosovare, por edhe ai ndërkombëtar, që nga pas lufta e këndej, që nuk e kanë shpëtuar pa u korruptuar nga mafio politika kosovare. I kanë vjedhur komplet dëshmitë e krimeve në stacionin policor, madje nën mbikëqyrje të të kamerave, kurse tani po dalin pa asnjë pengesë edhe dosjet e Gjykatës Speciale, duke e zhveshur dhe lënë lakuriq edhe këtë institucion me gjykatës, hetues e prokurorë ndërkombëtar, të punësuar për shkak të mosbesimit të institucionet e drejtësisë lokale- kosovarë. Tani me të drejtë shtrohet pyetja: edhe çka duhet të ndodhë tjetër me dosjet e Gjykatës Speciale, për tu dëshmuar dhe konstatuar se përfundimisht ky institucion i drejtësisë ndërkombëtare është korruptuar dhe devalvuar aq shumë, sa që me të drejtë po ngjall zhgënjim te qytetarët dhe po vihet në pikëpyetje edhe besueshmëria e tij që ishte perceptuar në kohën e votimit në Kuvend dhe fillimit gradual të punës përgatitore për të hetuar dhe gjykuar krimet e luftës, vrasjet me motive politike të cilat dështoi ti zbardhi edhe drejtësia e UNMIK-ut por edhe Prokurorja Speciale e Kosovës.

E për tu bërë çështja akoma më alarmante dhe e frikshme, veteranët po i pranojnë ato dosje në vazhdimësi, po i lexojnë dosjet, po marrin shënime e pastaj po dalin në konferenca e po i tregojnë popullit se kush janë 'dëshmitarët', po dëshmohet me këto zhvillime të fundit se nuk është vetëm sistemi i drejtësisë kosovare, por edhe ai ndërkombëtar, që nga pas lufta e këndej, që nuk e kanë shpëtuar pa u korruptuar nga mafio politika kosovare. I kanë vjedhur komplet dëshmitë e krimeve në stacionin policor, madje nën mbikëqyrje të të kamerave, kurse tani po dalin pa asnjë pengesë edhe dosjet e Gjykatës Speciale, duke e zhveshur dhe lënë lakuriq edhe këtë institucion me gjykatës, hetues e prokurorë ndërkombëtar, të punësuar për shkak të mosbesimit të institucionet e drejtësisë lokale- kosovare”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".