Hajnat në pushtet nuk e kanë hallin e rimëkëmbjes së shtetit por plaçkitjen

Hajnat në pushtet nuk e kanë hallin e rimëkëmbjes së shtetit por plaçkitjen
Hajnat në pushtet nuk e kanë hallin e rimëkëmbjes së shtetit por plaçkitjen

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 30 September 2020 - 13:02

Shkruan: Reshat Badallaj-Zhurjani

Po, këta lehaqen vendin e kanë në burg dhe nuk guxon assesi të përdoret fjala dyshohet. S´ka dyshim te kjo kope hajnash! Mos votimi i Ligjit për rimëkëmbjen ekonomike tregon se është konkurrenca e këtyre bandave dhe këtyre banditëve se po sa të vijnë zgjedhjet se me çka duhet mashtruar populli. Populli, tashmë ja ka vënë gishtin kokës dhe nuk e ha këtë pykë, këtë mullar sane e han vetëm kjo kope kryebanditësh e krye hajnash. Këta kanë vdekur politikisht vetëm se janë kufoma të gjalla, por pritet të ikin me damkën e zezë të tradhtisë e hajnisë që askush nuk do t´i vizitoj përpos qentë që do të jua përdhunojnë edhe varrin.

-Këto bandat hajdutesh të peshave të rënda që quhen LDK-AAK-NISMA dhe ajo "PRONTO", që momentalisht nuk janë në një kope, nuk e kanë hallin e rimëkëmbjes ekonomike. Që nga fillimi janë dëshmuar se të gjitha i kanë me hile dhe pazaret e pista të kanaleve të nëntokës i bëjnë vetëm për interesa të tyre personale dhe pastaj e ndajnë hisen. Këto banda ogurzeza që lehin pa pushuar vetëm veni re që në qoftë se, shkojnë në zgjedhje pa fije turpi këto banda banditësh,hajnash dhe matrapazësh se si lehin, fjalën e kam për premtime. Të njëjtët banditë e shkuar banditëve nuk e kanë harruar zanatin e mashtrimit e të hajnisë sepse këtë e kanë në gjak dhe ne po i pyesim publikisht popullin, jo këta kopuk e mangup hajnash, e pyetja është kështu: A ju kujtohet kur këta leha qen dhe langonj sa për të mashtruar popullin premtonin se do hapim vende pune 500.000, 250.000, do punësojmë nga një anëtar të familjes, do bëhen vizat...? Dhe, bëhuni burra dhe të tregojnë a u bënë këto premtime? Fjalën e kam dhe pyes të gjitha ata burra dhe jo ata zagarët dhe langonj që vrapojnë si qentë pas mercinave dhe si korbat pas kufomave të vdekura. Flisni, a i realizuan ato premtime dhe mashtrime? Ju, tregoj unë përse jo? Sepse këta krye lehaqentë dhe lehaqentë, këlyshët aty rrotull e kanë pasur deri të kapin pushtetin dhe pastaj të bëjnë vendin sallamadi dhe hata duke vjedhur he kurrë mos e gëzofshin këta qen bir qenë! A e dini ju se tërë jetën kanë për të mbetur bisht qeni!? Prandaj, po them ku ju intereson këtyre bandave banditësh rimëkëmbja ekonomike.

Ky soj qensh, sa të afrohen zgjedhjet marrin një traktor, një ekskavator e qesin në rrugë dhe do thonë se ne do bëjmë këtë, do bëjmë atë dhe pastaj popullit dhe votuesve i´a kthejnë shpinën dhe sërish bëhen bashkë dhe ndajnë hisen e hajnisë. Një gjë populli nuk e di se kam thënë edhe më herët, se 8-9 koka kryebanditësh e kanë Kosovën në dorë dhe e vjedhin deri në palcë dhe a doli ajo që kam thënë? Dhe, pyes serish a ka ndonjë njeri normal në Kosovë dhe jashtë saj që ju beson më këtyre lehjeve të këtyre krye lehaqenve? Besoj se nuk ka, natyrisht se nuk e kam fjalën për zagarët dhe zagaricat se nder dej u buron ky gjak zi. Populli duhet të dijë se as gjakësorët serbian dhe kasapët e Drazh Mihajlit, nuk e kanë vjedhur Kosovën kaq pamëshirshëm dhe akoma janë në politikë. Krye banditët dhe këto banda që e kanë kapur pushtetin me hile dhe me dajak në krah, mundohen t´ia lënë kopilin në derë dikujt tjetër, por, e kanë të kot se minarja nuk futet në thes, që mendojnë këta bazhibuzuk, harambash, dallkauk dhe hajna të peshave të rënda që si në kohën e qenit plak Titos nuk e lëshojnë pushtetin, sepse janë dëshmuar se për pushtet e hajni japin vendin, kombin se për nderin të mos flasim për këta faqezinj dhe të pafytyrë”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)