Kosova ta bëjë hapin përpara, dy kushtet seriozë ndaj Serbisë për ta vazhduar dialogun

Kosova ta bëjë hapin përpara, dy kushtet seriozë ndaj Serbisë për ta vazhduar dialogun
Kosova ta bëjë hapin përpara, dy kushtet seriozë ndaj Serbisë për ta vazhduar dialogun

Dardan Grapci

  • 30 September 2020 - 17:53

Shkruan: Dardan Grapci

Nëse Serbia nuk pranon ti paguaj dëmet që ia ka bërë Kosovës, nëse nuk kërkon edhe falje për krimet, atëherë dialogu me Serbinë duhet të ndërpritet nga pala Kosovare, derisa kjo e fundit nuk pranon ta kërkon kërkim faljen dhe të pranon ta paguaj shumën që do të përcaktohet për dëmet ëe ia ka bërë Kosovës gjatë vitit 1998-99. Vetëm kur Serbia ti pranon këto dy kushte, atëherë mundë të vazhdohet me dialog.

Në Dialogun me Serbinë, nga cilido zyrtar I lartë I shtetit që kryeson ekipin kosovar, qoftë kryeministri Hoti apo koordinatori Skënder Hyseni me ekipin e ekspertëve të Qeverisë së Kosovës, duhet të jenë shumë këmbëngulës, qoftë edhe ti japin ultimatum Serbisë, që brenda një periudhe 6 mujore, më së largu një vit, ta bëjnë kompensimin e plotë të dëmeve të luftës në Kosovë, nëse pala Serbe dëshiron që në tryezë të flitet edhe për asociacionin me shumicë Serbe, por në këtë rast vetëm për qa se e ka lejuar dhe e ka përcaktuar më aktgjykimin e vetë Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës.



Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë e cila pritet të vazhdon ditët në vijim, në tryezë gjithashtu duhet ta nxjerr dhe të përfshihet edhe tema për viktimat e luftës të cilat ende nuk janë gjetur, ku sipas disa raportuesve pretendojnë se eshtrat e tyre gjinden në territorin Serb. Lidhur me këtë dyshim madje ka pasur deklarime nëpër medie edhe të vetë qytetarëve serb, ish pjesëmarrës në luftën që është zhvilluar në Kosovë, në cilësinë e dëshmitarëve të masakrave që janë kryer dhe bartjes së kufomave për në serbi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".