Ligji për rimëkëmbje ekonomike, dështimi i turpshëm i Qeverisë së Hoti

Ligji për rimëkëmbje ekonomike, dështimi i turpshëm i Qeverisë së  Hoti

Gani Qarri

  • 01 October 2020 - 07:33

Shkruan: Gani Qarri

Partitë e koalicionit qeverisës LDK-AAK-NISMA kanë filluar ta keqpërdorin hapur edhe Ligjin për rimëkëmbjen ekonomike,të cilat megjithëse nuk po arrijnë, në asnjë mënyrë të kalojnë në Parlament, në vend se të japin dorëheqje dhe qojnë vendin në zgjedhje të reja për ti mundësuar Kosovës ta ketë një qeveri legjitime, ata edhe dështimet e veta të njëpasnjëshme, kanë filluar që ti përdorin si presion ndaj opozitës dhe mjet për përfitime elektorale.

-Pesë herë është parashtruar Ligji për rimëkëmbje ekonomike dhe pesë herë ai ligj edhe ka dështuar të votohet në parlament, madje pas prishjes së koalicionit me LVV-në, nga ana e LDK-së për interesa puro partiake, Hoti bashkë me Aleancën e Haradinajt,më kot u bëjnë thirrje deputetëve të opozitës që ti votojnë ligjet e qeverisë aktuale,me arsyetimin se këto nuk na qenkan ligje partiake, duke harruar se janë LDK dhe AAK, partitë të cilat e propozojnë këtë ligj. Duke pasur parasysh sjelljet e LDK-s në koalicionin e më pashëm edhe Ligjin për rimëkëmbje ekonomike me gjithë arsyetimet e Hotit se ky ligj nuk ka të bëjë me parti dhe mundëson tërheqjen e 10% të kursimeve personale, me rreth 170 milion euro si dhe 100 milion tjera nga fondi i AKP-së, për nevoja të rimëkëmbjes ekonomike, deputetët e opozitës, duke e ditur se me votimin e ligjeve të koalicionit aktual, forcohen vetëm partitë në pushtet, ai jo vetëm që po dështon të votohet , por disa herë ka ngritur edhe tensione ndërmjet deputetëve të partive rivale në parlament.

Kjo për vet faktin se, pavarësisht mungesës së votave, i njëjti ligj po servohet vazhdimisht nga koalicioni qeverisës për votim, i cili është nxjerr për të katërtën herë edhe në vazhdimin e seancës së fundit, por assesi nuk po arrin ta merr shumicën e thjeshtë të votave të mjaftueshme për kalimin e tij, metodë meskine e koalicionit qeverisës me të cilën po duan ti bindin qytetarët se vetëm këta e kanë mirë dhe të gjithë të tjerët keq. Ndaj kjo është loja më jo serioze e partive politike në pushtet, të cilat në pamundësi të sigurimit të votave të veta nga koalicioni qeverisës, po provon ta provokojë opozitën dhe akuzon për mospërkrahje në kalimin e ligjeve dhe vendimeve për të cilat nuk po u funksionon numri i votave të deputetëve të tri grupeve parlamentare të shumicës shqiptare, e për aq më tepër, nuk po u ndihmon as fakti se në koalicion ende kanë Listën "srpska" dhe grupet tjera parlamentare të partive politike minoritare”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".