Zgjimi i vonuar i Hashim Thaçit dhe vartësve të tij kundër Gjykatës Speciale

Zgjimi i vonuar i Hashim Thaçit dhe vartësve të tij kundër Gjykatës Speciale

Hajrullah Tërnava

  • 01 October 2020 - 13:11

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Tani kur Presidentit i kanë humbur shpresat dhe po e din se do të jetë i përfshirë në këtë Gjykatë Speciale, edhe që mbasi dikur insistonte gjithsesi për tu miratuar ky gjyq, sepse të gjitha gjasat ishin se Presidenti Thaçi do të lirohet nga përfshirja e tij në këtë gjyq ai po e kundërshton mënyrën se si po arrestohen të dyshuarit ë parë që i mori kjo Gjykatë. Prandaj tani kjo është një thirrje indirekte e zyrës së Presidentit për të protestuar dhe ndërlikuar situatën në vend, gjë që do të ishte një dëm akoma më i madh jo vetëm për imazhin e luftës së drejtë të UÇK-së por edhe për vetë shtetin e Kosovës. Çështja e këtij gjyqi tani është punë e kryer sepse veç ka filluar me punën dhe angazhimin e tij, dhe janë burgosur edhe të dyshuarit e parë, dhe tani do të vazhdohet me burgosjet e radhës që i ka planifikuar kjo Gjykatë Speciale në Hagë, deri në përfundimin e marrjes në pyetje të të gjithë të dyshuarve të fundit, një proces që mundë të merr kohë për shkak të kompleksicitetit dhe të zgjas për vite të tëra”.

Gjykata Speciale e krijuar në Parlamentin e Kosovës është krijua për ti gjykuar këto raste të krimeve që kanë ndodhur gjatë luftës dhe pas sajë, prandaj gjithsesi është tani një hipokrizi e llojit të vetë ankesat e individëve dhe partive politike, kryesisht që vijnë nga krahu i luftës, që po ndahen në përkrahës dhe kundërshtues të arrestimeve nga Gjykata Speciale, por edhe ato që po dalin nga zyra e Presidentit, kur dihet fakti se janë po këto parti politike, përjashto LVV-në që e kanë votuar të njëjtën Gjykatë dhe me të njëjtat kompetenca në gushtin e vitit 2015. Edhe në këto kohëra sikur gjithherë po luhet loja e mbrojtësi, të patriotit dhe e kundërshtarit tradhtar, për këtë situatë të krijuar me fillimin e arrestimeve dhe nga kabineti i presidentit Thaçi. Këshilltari politik i presidentit Thaçi, Adil Behramaj, i cili është komentues standard i çdo ngjarje në vend, ka reaguar lidhur me arrestimet e fundit nga Gjykata Speciale dhe intervistimet e radhës, duke akuzuar deputetët se nuk po duan ta mbrojnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, përkundrazi, i gëzohen përndjekjes që po bëhet ndaj ish luftëtarëve, këto të thëna janë dokrra të atyre që nga mbarimi i luftës e deri më tani e kanë zhvatë këtë vend dhe nga skamnoret tani janë multimilionerë, prandaj janë të kuptueshme për qytetarët e rëndomtë këto hipokrizi kur i dëgjojnë këto thashetheme, se si Kuvendi i Kosovës i paska 120 deputetët, dhe prej tyre 100 deputetë shqiptar që kinse as 61 prej deputetëve shqiptarë nuk janë të interesuar ta mbrojnë luftën e UÇK-së.

Është hipokrizi me qëllim mashtrimi dhe diskreditimi qëllimkeq kur thuhet se nuk janë të interesuar as të koordinohen dhe miratojnë një ligj që i mbron vlerat e luftës. E unë them se sikur të miratohej një mbrojtje e përmes ligjit, kinse për vlerat e luftës, kjo do ti përngjante Kores së Veriut, e jo një shteti demokratik, sikur po tentohet të krijohet Kosova. Ndërsa, po ashtu është i pa pranueshëm edhe etiketimi kur thuhet se në anenë tjetër, ata deputet interesohen vetëm të përfitojnë politikisht dhe fshehurazi u gëzohen eliminimeve politike dhe ndëshkimit të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, sepse askush nuk i gëzohet këtij fakti, po e keqja është pse politika jonë u soll me përgjegjësi dhe nuk pati vullnet, guxim as kurajë që ta krijojmë vetë një Gjykatë të tillë ku do të përfshiheshin të gjitha krimet e kryera gjatë dhe pas luftës, pa dallime në përkatësi etnike. Edhe kjo e thënë nga ky këshilltar i Presidentit Thaçi është një hipokrizi, sepse ky këshilltar është dashur të intervenoj më herët bash të Presidenti Thaçi i cili pat këmbëngulur që gjithsesi të miratohet ky ligj nga ana e deputetëve, sepse ishte pikërisht Hashim Thaçi në krye të Qeverisë së Kosovës kur është miratuar në Qeveri dhe Kuvend Ligji për Gjykatën Special me ndryshimin e Kushtetutës, dhe nuk ju është lejuar deputetëve që në ligj të përfshihen edhe krimet serbe.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".