Lexoni edhe:
Shansi i fundit për deputetët, ta lajnë turpin e madh me bllokimin e Ligjit për rimëkëmbjen ekonomike- tërheqjen e 10% të kursimeve nga TRUST-i
Shkruan: Dardan Grapci
Qeveria e Kosovës duhet ta harton edhe një udhëzim administrativ për krijimin e komisionit të posaçëm, kurse Kuvendi i Kosovës ta fillon procedurën e hetimit parlamentar së bashku me Komisionin për Infrastrukturë për të shikuar se a kanë qenë të pranishme keqpërdorimet me çmime nga Euro-Labi gjatë periudhës së zbatimit të homologimit, pasi që vazhdimisht kanë rrjedhë informacionet për abuzim dhe marrje të mitos, për lëshimin e dokumentacionit fare pa i dërguar automjetet, e ku viktima të tilla kanë rënë kryesisht shumica e shoferëve të rinj, pronar të veturave, por edhe disa të tjerë ekzistues e me përvojë në profesionin e drejtuesit të automjeteve-veturave e të ngjashme.
-Projektligji për ndryshim/plotësimin e ligjit për automjete e cila është hartuar nga Qeveria, është votuar në Komisionin e Kuvendit të Kosovë për Infrastrukturë duhet të përshëndetet dhe të duartrokitet.
Shansi i fundit për deputetët, ta lajnë turpin e madh me bllokimin e Ligjit për rimëkëmbjen ekonomike- tërheqjen e 10% të kursimeve nga TRUST-iLexoni edhe:
Me heqjen e detyrimit për homologim për veturat e reja përfundimisht po vjen një lajm shumë i mirë për qytetarët e Kosovës, por shqetësuese mbete edhe ajo e veturave të vjetra, ku sipas mendimit tim është dashur që të parashihet një amendament dhe të votohet edhe largimi i veturave të cilat janë të prodhuar më herët se viti 2010, për shkak se veturat e vjetra të cilat janë prodhim i viteve 80-ta dhe 90-ta , pastaj nga viti 2000 deri tek viti 2010 janë thuajse të amortizuar sa që po bëhen ndotësit kryesor të ambientit të njeriut, po bëjnë shumë zhurmë dhe po shkaktohen aksidente serioze e me pasoja të rënda sepse është e pa mundur të mirëmbahen e riparohen si duhet këto automjete- vetura që janë shpenzuar dhe juanë amortizuar përtej të gjitha standardeve .
Po ashtu, Qeveria e Kosovës, pas hyrjes në Fuqi të këtij Ligji, duhet të krijon edhe një komision mbikëqyrës të tipit të inspektoratit të tregut për të mos lejuar futjen në tregun e Kosovës të veturave që nuk i plotësojnë standardet e shteteve prej nga vijnë, duke u mashtruar qytetarët e pa informuar që i blejnë veturat brenda territorit të Republikës së Kosovës e që mundë të jenë të rrezikuar edhe nga çmimi i dyfishuar si shenjë stimulative apo proteste e matrapazëve Devolli për shkak të heqjes së homologimit për veturat që vijnë në Kosovë nga vendet e BE-s, Zvicra, Norvegjia e vendet tjera .
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".