Loja me Ligjin për rimëkëmbjen ekonomike dëshmi për injorimin e thellë të interesit qytetar nga politika e pa përgjegjshme

Loja me Ligjin për rimëkëmbjen ekonomike dëshmi për injorimin e thellë të interesit qytetar nga politika e pa përgjegjshme
Loja me Ligjin për rimëkëmbjen ekonomike dëshmi për injorimin e thellë të interesit qytetar nga politika e pa përgjegjshme

Blerim Burjani

  • 02 October 2020 - 18:01

Shkruan: Blerim Burjani

"Kjo është papërgjegjësi totale e sjelljes në kuadër për përfaqësimit të popullit në institucione, sikur është Kuvendi i Kosovës. Kjo është arsyeja pse nga ana e analistëve dhe shoqëria civile, si vlerësues dhe gjykues të pa varur në këto zhvillime dhe vlime të devijimeve politike, po kërkohet vetëdijesim i qytetarëve që ta gjykojnë këtë politikë të konsumuar, sepse vetëdijesimi qytetar për ndryshim është jetik në këtë drejtim. Pra po kërkohet që të mos votohet kjo kategori njerëzish që nuk jetojnë prej punës së tyre të ndershme dhe kontribut dhënës edhe për rrethin shoqëror, për zhvillim, por jetojnë nga mashtrimet në politikë dhe prej buxhetit të qytetarëve i cili shpenzohet kot dhe nuk jep efekt kthyes pozitiv e riprodhues për interesin e përgjithshëm , përmirësimin e jetës dhe kushteve për qytetarët".

Është e qartë se paritë politike jetojnë nga politika dhe bëjnë një luftë të pa parë dhe të turpshme para qytetarëve për interesa të tyre që janë individuale dhe partiake. Një luftë e tillë po bëhet në mënyrë krejt të pa ndershme edhe me lojën që po luhet në parlament rreth procedurës së miratimit të Ligjit për rimëkëmbjen ekonomike, ligj i cili parasheh mundësin e tërheqjes së 10 % të kursimeve personale në Trust nga qytetarët e Kosovës. Këtu po shihet se këta njerëz të instaluar në politikë dhe institucione vetëm jetojnë prej politike, që punësojnë njerëz të tyre, familjar e bashkë partiak nëpër ndërmarrje publike dhe shërbim civil. Kjo po shihet shumë qartë nga cilido subjekt politik që po vjen në pushtet. Këta pa dallim, janë në gjendje çmos të bëjnë për të dështuar një parti rivale apo një qeveri, sepse nuk brengosen fare, punë e madhe se çfarë do të ndodhë me qytetarët, sepse sipas tyre këto gjëra janë të pa pranueshme për qytetarët, prandaj opozita me çdo kusht e donë dështimin e nxjerrjes së ligjit për rimëkëmbje ekonomike vetëm që të mos fitojnë poenë politike partitë në pushtet në të ardhmen. Kjo është papërgjegjësi totale e sjelljes në kuadër për përfaqësimit të popullit në institucione, sikur është Kuvendi i Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".