Turpi i zi po e mbulon Shpend Ahmetin në fund të mandatit, veprimet arrogante për të ardhur keq!
RAGIP
Shkruan: Ragip Guraziu
Për këto dy mandate sa është në këtë post, si i pari i Prishtinës, po themi lirishtë se Prishtina ishte një qytet i e nëmur, një qytet i mallkuar me këtë kryetar dhe me veprimet e Shpendit dhe sejmenëve të tij. Prishtinën e degraduan dhe e vënën në dy gjunjë. Kryetari i radhës i Prishtinës,do e ketë vështirë për të rimëkëmbur Prishtinën për të riparuar pasojat që i mori për gjithë këto vite ,biles së paku për të ardhur në atë nivelin e ndalimit të vazhdimit të tillë të hovshëm të shkatërrimit, sepse nga degradimi është alarmant, është katastrofë, për çka Prishtina edhe shumë e shumë vite do jetë mbrapa komunave të tjera të Kosovës, edhe pse nuk e ka merituar këtë Prishtina ,por as qytetarët e saj.
Shpend Ahmeti në kohën e fundit ka filluar të sillet keq, ama shumë keq ndaj asambistëve të Vetëvendosjes,duke u paraqitur si aktor Holivudit, derisa ka kuptuar ankthi se ky do jetë mandati i tij i fundi si Kryetar Komune të Prishtinës. Kjo sjellje e tij prej vagabondi, sa është e turpshme, është e ulët dhe jo njerëzore, pasi që ai e ka harruar debatin e mirëfilltë demokratik me argumente apo me takse të karakterit kakofonik politik. Turpi dhe sjellja arrogante ka shkuar deri në përplasje dhe ballafaqimi për interesa personale me asamblistët, deri me kërcënim fizik për qërim hesapesh, rast që kryetari i Prishtinës e pati në seancën e asamblesë komunale me asamblistin Egzon Rrahmani. Arroganca dhe pa edukata e Shpend Ahmetit u manifestua në këtë rast duke e humbur durimin dhe arsyen e të qenunit serioz dhe politikan i pjekur, kinse lider i kryeqytetit. Është më se e qartë që ky nervozizëm i Shpend Ahmeti, i cili u dëshmua për qeverisje tërësisht të dështuar në dy mandate vjen nga vetëdija që ka se po vdes politikisht, prandaj i vetëdijshëm se po e pret ndëshkimin ga populli në zgjedhjet e radhës dhe po shuhet karriera e tij politike, ai e ka humbur durimin dhe shkon deri atje sa të përlahet, kacafytet me fyen cilin do asamblist që merr guximin dhe denoncon keq qeverisjen e tij në këto dy mandate.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".
