
Lexoni edhe:
Rohde: Po punojmë që Kosova së bashku me vendet e rajonit të integrohen në BE
Shkruan: Faik Krasniqi
Një njeri i shkolluar të gënjej dhe luaj rolin e budallait. Se çfarë marrëveshje kanë nënshkruar, tregon deklarata e presidentit Trump drejtuar simpatizantëve të tij, se ka ndaluar me këtë marrëveshje, ka ndaluar një gjakderdhje të tmerrshme mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo s'do koment.
Rohde: Po punojmë që Kosova së bashku me vendet e rajonit të integrohen në BE
Lexoni edhe:
Sikur Albin Kurti të nënshkruante një marrëveshje të tillë me Serbinë, sikur Albin Kurti të përqafohej me Vuçiqin, partitë politike, mediet, analistët e tyre dhe militantët, do të shpërthenin me akuza të rënda. Tradhtar, idiot etj. Por për Hotin nuk flet askush. Nuk flasin sepse të gjithë të lartpërmendurve u leverdis një qeveri e tillë. Një qeveri që ka për obligim vetëm të nënshkruaj, pavarësisht se për qfarë bëhet fjalë. Një qeveri që është vazhdimësi e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Për krim dhe korrupsion të gjithë janë të bashkuar. Funksionojnë në mënyrën më perfekte. Pa ju dridhur qerpiku gënjeu prapë se në Shtëpinë e Bardhë u është kërkuar ndryshimin i emrit të Liqenit të Ujmanit, në "Liqeni Trump". Kurse Richard Grenellin e dëgjuam të gjithë që tha se ishte një shaka.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".