Lexoni edhe:
Ja si funksionuan lidhjet e fshehta të Shpend Ahmetit me PDK-në për dy mandate kryetar i Prishtinës
Shkruan: Gani Qarri
Nëse vërtetë nuk zbatohen marrëveshjet pararendëse, duket se fatin e ngjashëm do ta kenë edhe marrëveshjet e fundit të Qeverive Hoti e Rama, njëjtë sikurse marrëveshjet e nënshkruara gjatë mandatit të Hashim Thaçit, Isa Mustafës e Ramush Haradinajt, të cilat efektin e vetëm e kanë pasur, shëtitjen në formë ekskursioni dhe përsëritjen e problemeve të njëjta ekzistuese sikur marrëveshjet të mos ishin firmosur fare.
-Që nga fillimi i mbajtjes së mbledhjeve të përbashkëta ndërmjet të dy qeverive shqiptare, Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, pothuajse asnjë marrëveshje e arritur nuk ka arritur të realizohet plotësisht, madje për aq më keq, shumica prej tyre nuk janë zbatuar pjesërisht as fare, dhe vetëm sa kanë hapur probleme shtesë,kanë thelluar mosbesimin dhe krijuar pakënaqësi e frustrime të reja. Ndaj nëse nuk zbatohen marrëveshjet e deritanishme, Kosova dhe Shqipëria as që kanë nevojë më, të nënshkruajnë marrëveshje të tjera, të cilat ekziston dyshim i bazuar se edhe ato do ta kenë fatin e njëjtë, sikurse marrëveshjet pararendëse të tyre, për të mbetur vetëm të shkruara në letër, pa gjetur asnjëherë jetësim në praktikë.
Për aq më tepër, mbledhjet e përbashkëta të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë,janë duke u përdorur vetëm si shfaqje teatrale për spektakle elektorale, pasi që e kaluara e deritashme e mbledhjeve të tilla dhe marrëveshjeve të nënshkruara, nuk ka dhënë ndonjë rezultat të prekshëm. Madje pothuajse të gjitha marrëveshjet me peshë, të nënshkruara në të kaluarën, kanë mbetur të pa zbatueshme dhe vetëm fontanë dëshirash të sigluara në letër.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".