Frika nga rikthimi triumfal i Albin Kurtit me mbështetjen qytetare tronditë koalicionin e krizës LDK-AAK-NISMA

Frika nga rikthimi triumfal i Albin Kurtit me mbështetjen qytetare tronditë koalicionin e krizës LDK-AAK-NISMA
Frika nga rikthimi triumfal i Albin Kurtit me mbështetjen qytetare tronditë koalicionin e krizës LDK-AAK-NISMA

Arsim Haziri

  • 09 October 2020 - 08:41

Shkruan: Arsim Haziri

Të gjithë këta kanë pasur mundësinë për ta bërë funksionimin e tij, por fatkeqësisht nuk e bënë, prandaj çdo pritje prej tyre është më keq se rrafshi imagjinar. Shteti si funksionim e shumë sinonime të këtij nocioni, mund të vijnë nga tjetërkush dhe jo nga këta për të cilët kemi të dhëna minimale e zhgënjyese. Prandaj zgjedhjet janë çelësi bazik për t'i ndëshkuar këta që e ndëshkuan padrejtësisht popullin duke vazhduar me mentalitetin e qeverisjes së korruptuar dhe të inkriminuar.

-Koalicioni aktual nën gjykimin tim do të arrin t'i përdorë gjitha mundësitë me të vetmin pretekst që vendi të mos shkoj në zgjedhje, pasi dihet mirë se cili është perceptimi qytetarë për këtë qeveri e cila ka ardhur në shprehje duke vjedhur mandatin qytetarë në masë enorm. Madje konstatoj se edhe PDK-ja operon me të njëjtën logjikë, mbase shkuarja në zgjedhje do t'i ndëshkon masovikisht për çka e bënë tejet minimal garën me partinë më të fuqishme në vend që pa dyshim është LVV-ja. Ndërsa sa i përket Ramush Haradinajt dhe kërkesës tij për president, konsideroj se një veprim i tillë përbën një negativizëm enorm për shtetin tonë, duke qenë edhe në dijeni për atributet që duhet t'i ketë kandidati për president. Kreu i AAK-s, është totalisht jashtë tipareve të kërkuara, dhe ambicia e tij e vazhdueshme ngjallë zhgënjim të thellë në opinion.

Sado që mundë të vonohet për një kohë, aq sa do të arrijnë ta improvizojnë dhe manipulojnë partnerët e koalicionit, ndryshimi është proces, proces që aktualizon diçka që s'ka qenë më parë apo thjeshtë është zëvendësuar me njëjtësinë, mentalitetin e kaluar korruptim të keq qeverisjes. Ne si shoqëri duhet aktualizuar atë që po mungon, pra, ndryshimin, i cili sipas gjithave gjasave do të krijojë mirëqenie sociale. Gjithë mbështetësit e sistemit përveç që janë ngritur materialisht, ata janë ngritur edhe “profesionalisht”, padrejtësisht kuptohet. Njerëzit e sistemit ditë e natë po mundohen ta paraqesin ndryshe realitetin aktual, por ja që nuk po mund t'ja arrijnë. Mbase e dhëna praktike rrëzon çdo mendim e analizë. Albini, njëmend është i vetëm, i vetëm për garë politike por me mbështetje të pa kontestueshme elektorale në rritje dita ditës.

Ai thjeshtë e ka mbytë konkurrencën prandaj edhe po e zgjeron masën mbështetëse në terren pavarësisht grusht shtetit që e rrëzoi atë të testin ë parë për ti dhënë vendit qeverisjen meritore për ndryshime. Në zgjedhjet e radhës ka për t'i dërrmuar krerët tjerë të partive të cilët veç se janë minimizuar në arsye e kauza. E meta e tyre konsiston në mënyrë eksplicite për të kaluarën e errët, s’mund të depërfaqësohen nga e dhëna mjaft brengosëse. Qytetarët gjithnjë po e thonë, madje funksionimin e shtetit normativ tek ata (oligarkët) as në dimensionin imagjinar nuk e shohin. Për fund, dikujt i kanë humbur edhe fjalët e dikujt iu kanë zgjeruar arsyet mjaft domethënëse. Esenca e shtetit nuk kthehet as me Hotin, Thaçin, Limajn, Ramushin, Pacollin.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".