Kjo kastë politike e korruptuar të largohet nga pushteti, ti konfiskohet pasuria e krijuar në kundërshtim me ligjin

Kjo kastë politike e korruptuar të largohet nga pushteti, ti konfiskohet pasuria e krijuar në kundërshtim me ligjin

Hajrullah Tërnava

  • 10 October 2020 - 12:10

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Në të ardhmen mbetet shpresa e vetme e ç’kapjes së shtetit, dërgimi në pension të përjetshëm të kësaj kaste politike e cila me kapjen e thellë kriminale të shteti po i vret të gjitha shpresat e qytetarëve për të ardhme më të mirë dhe sistem të pa varur të së drejtës për ta çliruar nga merimangat e krimit të organizuar. Nëse ndodhë kjo shpresë si e vetme, gjeneratat e ardhshme politike duhet ta luftojnë krimin në përgjithësi, dhe e gjithë pasuria e arritur në mënyrë të paligjshme të ju konfiskohet qeveritarëve të deritashëm e tëra, dhe me këtë edhe gjeneratat e reja ta kuptojnë se çdo qytetar e politikan në të ardhmen e pret një proces i njëjtë vlerësimi dhe ndëshkimi, për ata që provojnë të pasurohen pa ndershëm duke bashkëjetuar me krimin e organizuar.

Me krejt këto lojëra politike që po ndodhin kohëve të fundit, është duke u manipuluar dhe shtrembëruar në mënyrë skandaloze edhe me Raportin e Progresit nga Qeveria e Kosovës, po manipulohet me shtyllën kryesore që ka të bëjë me procesin e liberalizimit të vizave dhe sundimin e ligjit sepse ky raport e nxjerr tërësisht të dështuar sistemin e drejtësisë. Gjetjet kryesore të Raportit të Progresit për Kosovën për vitin 2020 që ndërlidhen me drejtësinë, fokusohen në 5 pika kryesore që nuk kanë shënuar progres për katër vitet e mbetura pas: 1. Sistemi i drejtësisë në fazën e hershme të përgatitjes (viti i katërt rresht që është kjo frazë). 2. Luftimi i korrupsionit- Kosova në fazën e hershme të përgatitjes (viti i katërt rresht e njëjta frazë).3. Konfiskimet e pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme, njëjtë si pika 1 dhe 2.4. Kërkohet vullnet i fuqishëm politik për të luftuar korrupsionin e nivelit të lartë. 5. Ndikimi politik në sistemin e drejtësisë super efikas, (kështu mundë të llogaritet për pushtetarët, sepse ata po e jetojnë jetën dhe po ua sigurojnë nipërve dhe mbesave të tyre ende pa lindur. Unë mendoj se këto 5 konstatime të gjetjeve në Raportin e Progresit të këtij viti, referuar sistemit të sundimit të ligjit flasin mjaftueshëm dhe argumentojnë fuqishëm se përfundimisht Kosova qe katër vite është në fazën e njëjtë të vendnumërimit, nuk ka sukses , prandaj nëse konstatojmë që në katër vitet e fundit Kosova gjendet në fazën e njëjtë atëherë flasin kot për ndonjë sukses, progres, në të kundërtën, mundë të flasim për regres gradual vit pas viti. Sipas këtyre konstatimeve del se progresi kryesor për këtë vit është se Komisioni Evropian e ka falur, e ka kursyer Kosovën dhe nuk e ka quajtur taksativisht vend- shtet të kapur, me besimin e plotë se kjo do të ndodhë vitin tjetër. Edhe ky qëndrim i Komisionit Evropian e jep një sinjal që po i dhimbet populli i Kosovës se në çfarë situate e kanë sjellë udhëheqësit e tyre dhe tani të vetmit kanë mbetur pa Liberalizim të Vizave, e me që kjo situatë po stërzgjatet me vite të tëra, edhe qytetarëve të këtij vendi po jua humbin shpresat e të jetuarit në Kosovë sepse nëse lexohen si duhet këto 5 pikat kryesore të gjetjeve në Raportin e Progresit të lënë për të nënkuptuar se Kosova tani më edhe zyrtarisht është shtet i kapur.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"