Skena e degraduar politike kundër interesave bazike të shtetit

Skena e degraduar politike kundër interesave bazike të shtetit
Skena e degraduar politike kundër interesave bazike të shtetit

Arsim Haziri

  • 11 October 2020 - 09:38

Shkruan:Arsim Haziri

Ideja politike në vendin tonë akoma është ide jo nacionale, ide jo racionale që duhet ta ketë bazament të fuqishëm interesin e qytetarit, jo ide që i kontribuon zhvillimit dhe mirëqenies sociale, dhe masën degraduese që e kanë implementuar. Ajo po i zhvendos politikanët tonë nga ideja progresiste në atë regresive. Gjithë ky konstatim vije si rezultat i proceseve dhe politikave që kanë shprehje praktike, dhe përfundimisht për sa është në fuqi kjo logjikë pozicioni ynë do të jetë gjithnjë e më minimal.

Qartësia skenës politike tashme iu është be fakt konkret jo edhe abstrakt. Tashme asgjë s'mungon, madje as minimalisht. Skena politike konkretisht subjektet politike tashme janë ne perceptim te drejt qytetare. Përfundimisht po dihet se kush përfaqëson te kundërtën e shtetit normativ e kush procesin pro saj. Politika e deritanishme assesi nuk ka arritur për t'i përmbushur pritjet e qytetarëve, në asnjë dimension dhe krejt në mënyrë të vetëdijshme dhe dehumanizuese ka pranuar për të negociuar për tema të ndjeshme dhe çka konsiderueshëm ia cenojnë ekzistencën themelore shtetit më të ri në Evropë.

Ata që ishin votuar elektoralisht për t'i avancuar proceset e ndryshme dhe bazike, janë pikërisht ata që ia kanë devijuar orientimin racional e efektiv, dhe nga qasja që kane ndjekur sikur kanë ndihmuar për tu 'ndërruar' rolet përgjatë kohës së luftës, duke kaluar Kosova nga statusi i viktimës në atë të agresorit. Serbia, si në relacion me politikat e brendshme, që skajshmërisht i ka avancuar e shndërruar në procese konkrete ashtu edhe në atë të jashtme është konsoliduar pa krahasimisht, duke e dëmtuar teje mase subjektivitetin e shtetit tonë. Bartësit e përgjegjësive as në nivelin e brendshëm nuk janë treguar progresiv, duke e bartur këtë logjikë edhe në atë të jashtëm, madje logjikën inferiore që e kanë paraqitur përgjatë gjithë procesit të padrejtë dialogues, ka bërë që në mënyrë eksponenciale të maksimalizohet pozicioni i Serbisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".