Shpërthen lufta e klaneve në mes të vetë pushtetarëve të inkriminuar, harrohet përfundimisht ligji VETTING

Shpërthen lufta e klaneve  në mes të vetë pushtetarëve të inkriminuar, harrohet përfundimisht ligji VETTING
Shpërthen lufta e klaneve  në mes të vetë pushtetarëve të inkriminuar, harrohet përfundimisht ligji VETTING

Hasan Preteni

  • 11 October 2020 - 09:51

Shkruan : Hasan Preteni

U tërhoqën Amerikanët, e çka do të thonë tani këta që plot gojën e kanë me amerikanizëm. Së dyti shihni kush janë këshilltarët e ministrave, me shkollë fillore dhe diler droge. Po cila ishte lidhja e këtij këshilltarit, e vozitë vëllamin e presidentit, mik me ministrat e drejtësisë dhe punon me ministrat e AAK-së. Krimi i organizuar, së treti u burgos nënkryetari i LDK-së. Kryetar komune ndër shumë vite, bëri çka deshi me pronën dhe buxhetin e komunës dhe nuk u ngop. A është vetëm jo,ministri i punëve të brendshme është nënkryetar i LDK-së gjithashtu. Një nënkryetar në burg, tjetri shef i policisë. A është e rastësishme se ky kryetar u burgos ditën kur Kryeministri i partisë së tij, krekosej se nuk ka korrupsion në qeverinë e tij-partinë e tij. A është luftë klanesh apo luftë përnjëmend, unë nuk e besoj këtë të dytën.

-Kjo Qeveri nuk mundet dhe nuk dëshiron ta shtyj përpara asnjë projekt, asnjë nismë legjislative nuk po i kalon. Nuk i ka votat për asgjë. Vettingu nuk është në këtë agjendë. Ministri i Drejtësisë nuk vazhdoj punën me komisionin e mëhershëm. Nuk e bëri asnjë hap në drejtimin e sundimit të ligjit, përkundrazi. Vetëm të premten më 9 tetor dolën në sipërfaqe shumë të këqija të kësaj qeverie. Amerikanët u tërhoqën nga marifetet e KPK-së. Kjo është dëshmi se ata nuk po i frikësohen Vettingut por po veprojnë si të pozicionohen më fuqishëm në sistemin e kapur të drejtësisë. Tre anëtar të KPK-së dhanë dorëheqje për tu kandiduar për kryeprokurore. E për kryeprokuror vendosin kolegët e tyre. Unë jam i bindur se ka marrëveshje paraprake se si do të procedohet. Nga Këshilli Prokurorial në zyrat e kryeprokurorit e pastaj KPK do të plotësohet me matrapaz tjerë. Ky është krim i organizuar në sistemin prokurorial.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".